Afera e 415 mln euro e CEZ, Taulant Balla nuk dërgon hetimin e Berishës në Kuvend. Po negociohet burgu i Saliut e Metës me konsensusin?! Janë dy vdekje misterioze në mes

2
Afera e 415 mln euro e CEZ, Taulant Balla nuk dërgon hetimin e Berishës në Kuvend. Po negociohet burgu i Saliut e Metës me konsensusin?! Janë dy vdekje misterioze në mes
Afera e 415 mln euro e CEZ, Taulant Balla nuk dërgon hetimin e Berishës në Kuvend. Po negociohet burgu i Saliut e Metës me konsensusin?! Janë dy vdekje misterioze në mes

Raporti përfundimtar i komisionit hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, kompanisë çeke CEZ, do të jetë pika e parë e rendit të ditës të seancës të së enjtes në Kuvend. Kështu ka disa javë që po thuhet, por asnjëherë nuk ka zbarkuar as në axhendën trejavore të Kuvendit, megjithëse hyn pa procedurë për shqyrtim. Në konkluzionet e raportit konstatohet se procesi i privatizimit të OSSH ne vitin 2009 i shkaktoi shtetit shqiptar një dëm prej 415 milionë eurosh.

Komisioni hetimor, në lidhje me këtë hetim, përgjegjës bën  zyrtarë te lartë të asaj periudhe, kur vendi qeverisej nga PD, që dyshohet se kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre gjatë përgatitjes së zhvillimit të procedurave të tenderimit dhe negocimit për nënshkrimin e marrëveshjes së shitjes së 76% të aksioneve të OSSH.

Raporti konstaton, si të dyshuar, Shkëlzen Sali Berishen në rolin e sekserit në privatizimin e OSSH, i cili refuzoi të dëshmoje para komisionit. Djali i ish-kryeministrit u paraqit katër herë dhe në asnjë rast nuk pranoi të dëshmojë.

Reklama

Në këto kushte, komisioni vlerësoi se Shkëlzen Berisha ka konsumuar elemente të veprës penale “refuzim për të dëshmuar” dhe i rekomandon prokurorisë fillimin e çështjes penale ndaj këtij shtetasi.

Por nga ana tjetër afera miliona euroshe e privatizimit të OSHE, ka dhe bashkëpuntorë të tjerë, thuajse tërë qeverinë e Berishës. Madje dhe kreun e LSI Ilir Meta, atëkohë zv.kryeministër që lobonte në Pragë në favor të CEZ dhe të kompanisë DIA që të mblidhe borxhet e këqia të kësaj kompanie energjie. Dëshmitar ka qënë dhe ish-ambasadori shqiptar në Pragë Qazim Tepshi, i cili më pas në rrethana miosterioze u nda nga jeta. Ndoshta dinte shumë. Njëherësh është ndarë nga jeta në mënyrë misterioze dhe anëtar i grupit të negocimit me CEZ dhe Drejtor Juridik në këtë ministri Zamir Stefani. Të rastësisshme por të vërteta.

Ndërkohë që lista e atyre që do përfundojnë nën hetim është e gjatë.

“Komisioni hetimor gjen përgjegjës këta persona: Sali Berisha, Nue Nik Kalaj, që dyshohet se ka kryer transferta të dyshimta, Genc Ruli, Neritan Alibali, Eno Bozdo, Mimoza Vokshi, Ridvan Bode, Suzana Guxholli, Florion Mima, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe grupit të negocimit të marrëveshjes, që dyshohet se kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë përgatitjes së zhvillimit të procedurave të tenderimit dhe negocimit për nënshkrimin e marrëveshjes së shitjes së 76% të aksioneve të OSSH, zoti Shkëlzen Sali Berisha, i dyshuar si ndërmjetës në privatizimin e OSSH dhe Josef Hejsek, ish-drejtor i OSSH dhe më pas i CEZ Shpërndarje”, tha Taulant Balla.

Por, kryetari Balla thotë se 2 personave i shtohet edhe refuzimi për të mos dëshmuar në komision:

“Komisioni çmon se jemi në kushtet kur Nue Nik Kalaj ka konsumuar veprën penale “refuzim për të dëshmuar”, parashikuar në nenin 307 të Kodit Penal dhe i rekomandon prokurorisë fillimin e çështjes penale ndaj këtij shtetasi. Komisioni gjatë zhvillimit të hetimeve ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit shtetasin Shkëlzen Sali Berisha. U paraqit katër herë dhe në asnjë rast nuk ka pranuar të dëshmojë. Në këto kushte, komisioni çmon se jemi në kushtet kur Shkëlzen Sali Berisha ka konsumuar elemente të veprës penale “refuzim për të dëshmuar” dhe i rekomandon prokurorisë fillimin e çështjes penale ndaj këtij shtetasi”.

Pra gjithçka e kopsitur. Vetëm një gjë e vogël mundon: Nuk është dërguar ende në për miratim në Kuvend raporti përfundimtar i hetimit parlamentar të aferës së CEZ.

Dhe nuk mund të pretendohet të ketë mbërritur në Prokurori.

Pse mbahet pa u dërguar ky raport hetimi, mos do përdoret si “pazar” me Berishën që të mos dërgohet prapa dyerve të burgut dhe Berisha bën të fortin pikërisht që kjo dosje korrupsioni dhe e mbushur me vrasje dhe vjedhje të mos shohë dritën e diellit. Socialistët të japin një shpjegim, nëse duan të bëjnë “pazar” me Berishën apo duan të mbrojnë Metën dhe ta mbajnë larg pazarit me Berishën.

Ish-juristi i OSSH, Romeo Kara padit Berishën, me më shumë kurajo se PS

Por ndërkohë atë që nuk e ka bërë Balla dhe komisioni i hetimit të aferës së CEZ e ka bërë juristi i OSSH, Romeo Kara.

Kështu ish-kryeministri Sali Berisha kallëzohet penalisht nga juristi i OSHEE Romeo Kara për abuzimet në privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tek CEZ. Ish-kryeministri dhe 15 zyrtarë të tjerë, mes tyre dhe ministri Genc Ruli e zv/ministrat Alfred Rrushaj dhe Sherefedin Shehu, akuzohen për 5 vepra penale. Konkretisht, ”mashtrim”, “shpërdorim detyre“, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “, ”shkelje të barazisë në tendera apo ankande” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.

Pas një hetimi 2-vjeçar për shkeljet gjatë privatizimit tek CEZ, subjekt i kallëzimit është dhe Nuel Kalaj, personi që komisioni hetimor parlamentar e cilësoi si sekserin e këtij privatizimi mes palës shqiptare dhe drejtuesve të lartë të CEZ. Por pasi iu drejtua zyrave të Prokurorisë së Përgjithshme, ku dorëzohen kallëzimet për deputetet dhe zyrtarët e lartë, Romeo Kara nuk mundi të bëjë kallëzimin e tij verbalisht dhe të protokollonte provat voluminoze. Kjo, për shkak të ndryshimit të procedurës pranë organit të akuzës. Ndaj kallëzimi dhe dosja me provat u dorëzuan me postë.

Në kallëzimin penal që Report TV disponon, Kara liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës. Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit, faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim.

Ashtu si në rastin e privatizmit të dështuar të Albetrol nga Rezart Taçi, edhe CEZ nuk pagoi kurrë 10% e garancisë që duhet paguar në privatizime strategjike.

Sipas kallëzimit, u negociuan kushtet e tenderit me VKM, pasi CEZ-u u shpall fitues. U ndryshua niveli i borxhit të keq, si dhe kushte të tjera të paparashikuara në tender. U zhvlerësuan në dëm të shtetit shqiptar asetet e OSSH. Qeveria duhej të privatizonte shërbimin dhe jo asetet. Legjislacioni i kohës në të cilin u krye privatizimi, ishte i pamjaftueshëm për këtë qëllim. Një tjetër shkelje e rëndë sipas Romeo Kara është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi. Edhe komisioni hetimor i drejtuar nga Taulant Balla e gjente ish-kryeministrin fajtor për një seri veprash penale të kryera gjatë privatizimit, por deri më tani nuk ka ngritur padi në drejtim të tij./Pamfleti.com

PËRGJIGJU