AKEP përjashtoi Albtelecom nga konkurrenca për telefoninë celulare, reagon ministria Infrastrukturës dhe Energjetikës: Duhet konsultim, po ndjekim situatën

AKEP përjashtoi Albtelecom nga konkurrenca për telefoninë celulare, reagon ministria Infrastrukturës dhe Energjetikës: Duhet konsultim, po ndjekim situatën

Artikulli i një dite më parë i “Pamfleti.com” me titull “Kompania turke e telefonisë Albtelkom, favorizim miliona euro në kurriz të konkurrentëve. Lojë Rama-Erdogan apo e kreut të AKEP Ilir Zela?”, ku akuzohej ky institucion se ka shkelur ligjin ka sjellë reagimin e ministrisë përgjegjëse.

Kështu, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagon në lidhje me projekt- vendimin e fshehtë të AKEP për përjashtimin vetëm të Albetelecom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net. Vendim ky që cënon konkurencën e lirë në treg, rregullat ligjore e financiare ndaj dy operatorëve të tjerë në tregun shqiptar. Në reagim thuhet qartë se kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike, i cili garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë duhet të kalojë përmes procedurës së konsultimit. Theksojmë se pikërisht kjo procedurë është një nga pikat e shkelura në flagrancë nga AKEP, që e ka përpiluar këtë vendim pa asnjë konsulencë paraprake dhe në mungesë të çdo trasparence me operatorët. Ku AKEP me drejtues ish drejtorin ekzekutiv të Albtelecom, Ilir Zela ka vepruar në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me parimin e drejtë të konkurrencës dhe në fshehtësi të plotë, duke favorizuar ish kompaninë në të cilën ka qënë pjesë e kupolës drejtuese.

Më poshtë reagimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës:

Referuar interesimit mbi raportimet e ditëve të fundit në media mbi rregullimin e tarifave të interkonjeksionit në tregun celular, sqarojmë se AKEP është një institucion rregullator i pavarur për tregun e komunikimeve elektronike që raporton në Kuvend për aktivitetin e tij.

Detyrat dhe kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike. Ky ligj garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë kalon përmes procedurës së konsultimit.

Si ministri përgjegjëse për sektorin e telekomunikacioneve, ne do të ndjekim me kujdes situatën që çdo rregullim i këtij tregu të jetë në përputhje me politikat e zhvillimit, në mbështetje të interesit publik dhe nxitjes së investimeve përmes zhvillimit të konkurencës së ndershme.


Loading...

Loading...
Loading...