Akuzat e opozitës/ Adrian Civici: E pamundur që buxheti të shërbejë si lavatriçe për pastrim parash

Akuzat e opozitës/ Adrian Civici: E pamundur që buxheti të shërbejë si lavatriçe për pastrim parash

Opozita e kundërshton në bllok buxhetin e 2018. Për Partinë Demokratike, ky buxhet po shërben si pastrim për paratë e drogës dhe merr në mbrojtje klientët e qeverisë.

Lidhur me këtë çështje eksperti i ekonomisë Adrian Civici ka komentuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai thotë se praktikisht është e pamundur që buxheti i një shteti të shërbejë si “lavatriçe për pastrim parash”.

Nga ana tjetër ai thotë se nisur nga paketa fiskale, rezulton se taksat kanë ardhur në rritje.

“Duhet të jemi më të kujdesshëm sa i takon rritjes së taksave. Kjo është një temë që diskutohet edhe në vende të tjera. Duke njohur shtresëzimin që ka shoqëria shqiptare, nivelin e të ardhurave dhe konsumin që ka, duhet të jemi më të kujdesshëm. Shqiptare nuk ka shpatulla të tilla sa të mbaje një rritje tjetër taksash”, u shpreh Civici.