Ali Xhixha në tel: Edhe Rama mund të ishte kryeministër i “qeverisë së besimit”

1
Ali Xhixha në tel: Edhe Rama mund të ishte kryeministër i
Ali Xhixha në tel: Edhe Rama mund të ishte kryeministër i "qeverisë së besimit"

A do ishte i mundshëm një koalicion paszgjedhor me PD?

Intervista ekskluzive do te transmetohet live ne facebook dhe youtube.

Meta sqaron edhe propozimin për dorëzimin e posteve të ministrave të LSI-së.

Duke folur për çështjen e kanabisit, Meta tha se duhet ndërmarrë një luftë të ashpër ndaj këtij fenomeni, pasi siç theksoi ai, duhet ndërmarrë përpara se të jetë vonë dhe se Shqipëria të kthehet në qendër të trafikut të heroinës, kokainës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Intervista e plotë:

Hila:  Dalja juaj shkaktoi një tërmet ne sistemin politik shqiptar. vendosët dy linja të kuqe, nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe duhet të kemi qeveri të besueshme. Janë këto linjat që LSI nuk do negociojë për to?

Meta: Kemi ndjekur me shqetësim këtë klimë të vështirë politike në vend, e cila nuk është se ka filluar me çadrën, por ka qenë vazhdimisht. Është bërë pak më problematike pas vendosjes së çadrës,dhe pas ekspozimit të një problemi permanent në një vend shumë simbolik, mes qeverisë dhe parlamentit, poshtë zyrës së kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit. Për të gjithë ata që janë habitur me qëndrimin e LSI kujtoj se qëndrimi im ka qenë për dialog, me qëllim rikthimin e opozitës në Parlament, me qëllim vazhdimin e reformave, sidomos asaj të drejtësisë dhe të përmbylljes së reformës zgjedhore që është kusht për zgjedhjet e ardhshme dhe për të arritur një mirëkuptim që jep garanci që opozita të marrë pjesë në këto procese që janë vendimtare, jo vetëm për stabilitetin e vendit që nuk duhet ta diskutojmë, por për integrimin europian të vendit dhe qëndrimi i LSI dhe i imi ka qenë për dialog për të krijuar kushtet e një mirëkuptimi, mirëbesimi që çonte në një dialog real dhe jo fals, sepse kemi të bëjmë me çështje që i takojnë shqiptarëve. Zgjedhjet nuk janë prone as e opozitës dhe as e pozitës, por e çdo qytetari shqiptar që ka mundësinë që një herë në 4 vjet të vendosë për të ardhmen e tij dhe kërkon që vota të jetë e barabartë.

Hila: Ju jeni të vendosur që ti qëndroni këtyre kushteve, sepse janë 600 mijë shqiptarë që votojnë edhe PD?

Meta: Nuk është çështja që ka zgjedhje pa opozitës. Nëse ne diskutojmë këtë gjë diskutojmë nëse jemi një vend europian apo jo. Ne vemë në  pikëpyetje nëse jemi anëtarë të NATO-s dhe i japim fund cdo shprese për celjen e negociatave në BE dhe  rikthejmë Shqipërinë në 96, kur opozita mori pjesë në zgjedhje, dhe unë kam qenë në opozitën, në zgjedhje tepër të vështira dhe u detyrua për shkak të një klime presioni, manipulimi që në orët e fundit të largohej nga procesi zgjedhor dhe kjo i kushtoi Shqipërisë.

Unë nuk dua ta shikoj këtë gjë, por duhet ta kujtoj që mos shkojmë në një drejtim të paditur. Ne kemi një klasë politike me eksperiencë, në parlamentin aktual ka shumë politikanë që kanë qenë në këto vite në jetën politike të vendit. Nuk ka asnjë arsye që ne të fusim Shqipërinë në një sfidë të panevojshme nga e cila askush do të fitonte dhe unë besoj që Rama dhe Basha si dy aktorë politikë do të do të reflektojnë do të ulen dhe do të marrin përgjegjësitë që i  takojnë dhe vendi të shkojë në zgjedhjet që i meriton

Mazhoranca jo vetëm që ka përgjegjësinë e zgjedhjeve, por në planin pragmatik nuk ka arsye për të pasur shqetësim nga krjimi i garancive maksimale për opozitën për të marrë pjesë në një proces të tillë duke qenë se kjo është një mazhorancë mjaft e gjerë e cila është mjaft e qetë për një rezultat bindës dhe një rikonfirmim bindës. Ndërkohë që opozita nuk ka cfarë të humbase dhe duhet pasur kujdes me dikë që nuk ka cfarë të humbase sepse nga injorimi mund të bëjë veprime që mund të dëmtojnë të tërë. Është përgjegjësi e mazhorancës që të tregojë gatishmëri për zgjedhje të lira dhe legjitimitetin e pushtetit të saj në të ardhmen, sepse pa opozitën nuk ka legjitmitet një proces.

Jemi në një moment delikat, ndryshe nga zgjedhjet e tjera, ky moment përkon me zgjedhjen e presidentit dhe jo vetëm kaq por qëllon në një moment kur jo vetëm na duhet të krijojmë institucionet e reja të drejtësisë, por po skadon afati i institucioneve të vjetra dhe mund të krijohet një vakum institucional që mund të fusë në kolaps vendin dhe mund të zhvlerësojë cdo reformë që kemi arritur. Kjo është e panevojshme dhe askush nuk ka luksin të bëhet pjesë e saj.

Qëndrimi i ynë ka ardhur në një moment kur duhet dhënë koha të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje përpara se të skadojnë afatet sepse edhe LSI duhet të mbajë një qëndrim.

Ilir Meta: Sot jam takuar me Nikoll Lesin, i gatshëm të takoj dhe Bashën

Hila: Ju keni hyrë si një garant, është folur që keni pasur një takim me bashën është e vërtetë?

Meta: Sot kam pasur një takim me Nikoll Lesin, unë jam i hapur të takohem me Bashën në cdo moment, unë nuk kam hyrë as si garant as si negociator. Unë kam bërë një qëndrim. Sepse opinioni publik ka kërkuar një qëndrim për këtë. Pra mos harrojmë që qëndrimi ka qenë në 3 prill, dy ditë pas një prillit që ka përkuar e shtunë.

Hila: Ishte diskutuar ky qëndrim me Ramën?

Meta: Unë rezervoj të flas për dreka darka, por qëndrimi im ka qenë ky, duhet dialog duhet të garantojmë opozitën, sepse përndryshe vëmë në dyshim institucionet, vëmë në pikëpyetje reformat e tjera. Kjo nuk ka qenë surprizë.

Hila: Qëndrimin tuaj Rama nuk e ka pritur mirë..

Meta: Unë besoj se Rama ka të drejtën e tij të shprehet dhe unë nuk kam të drejtë të marr të mirëqëna qëndrimet tuaja. Qëndrimi i LSI udhëhiqet nga interesi i shqiptarëve dhe nga asgjë tjetër dhe së dyti udhëhqiet edhe nga interesi i koalicionit ekzistues i cili ka përgjegjesi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të mos e kthejë aty ku e coi Berisha në 96-97. Ky koalicion para 4 vitesh është krijuar në një klimë të tensionuar ku Berisha pas largimit të LSI hoqi një anëtar të KQZ për ta kontrolluar. Ka qenë një ndërgjegjësim i yni që ne këtij vendi do ti garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse ne do të qëndrojmë aty ku ishim para 4 vjetësh kjo do të jetë përgjegjësi e forcave të majta dhe kjo do të vinte në pikëpyetje mencurinë tonë.

Meta sqaron “qeverinë e besimit”: Edhe Rama mund të ishte Kryeministër

Hila: Ju kërkoni zgjedhje me opozitën sepse duhet të ketë një qeveri besimi, apo si kryerar kuvendit keni më pak përgjegjësi apo doni të bëheni kryeministër.

Meta: Unë dua t’ju them se pavarësisht nga ekzagjerimet e opozitës dhe mund të jetë e vërtetë që përfaqësues të mazhorancës janë habitur nga qëndrimi, por në cdo rast unë mendoj se edhe opozita nuk ka qenë e përgatitur sepse nuk kemi një përgjigje të qartë për cështjen e dialogut. Shpresoj që sa më shpejt të ketë një strukturë të këtij dialogu.

Qeveri besimi nuk do të thotë që të ikë kjo qeveri dhe të vijë një tjetër,. Nëse kjo qeveri jep garanci për opozitën, kjo është një cështje…

Hila: Me kryeministër Ramën

Meta: Patjetër! Shqetësimi im ka qenë se retorika nuk ka qenë ndihmuese. Secili ka mbajtur qëndrimin e vet. Pra dicka që nuk sjell pikë takimi, por vret kohën drejt një konflikti apo drejt një krizë dhe në këtë drejtim ne duhet të kemi këtë dialog. Ajo që është e vërtetë është se opozita e ka pasur të panegociueshme votimin elektronik, sepse i donte si garanci që këto cështje të merrnin një zgjidhje dhe i është premtuar nga ana ime, por edhe nga faktori ndërkombëtar i është thënë që do ti shohim të gjitha, por të shohim këto cështje të tjera. Tani më e rëndësishmja është të shpëtojmë zgjedhjet.

Hila: Do të ishit për shtyrje të zgjidhjeve?

Meta: Duhet të bëhen përpjekjet që zgjedhjet të bëhen në 18 qershor. Por më  e rëndësishme se data është që zgjedhjet të jenë të gjithëpranuara dhe me standarde sa më të mira. Për këtë duhet dialogu dhe një marrëveshje.

………………………

vijon

Meta: Greva e 2008 më ka bërë të ndjeshëm edhe ndaj çadrës

Hila: Zt. Meta jeni kaq bashkëpunues për faktin se nuk humbisni postin e kryeministrit apo doni të rrëzoni Ramën që të bëheni vetë kryeministër?

Meta: Qëllimi është që të mos rrëzohen zgjedhjet dhe të bëhen sipas standardeve. Kjo do të jetë arritja më e madhe e kësaj mazhorance. Kam vënë re që ka një shqetësim në rritje të qytetarëve, zgjedhjet po afrojnë, një zgjidhje po mungojnë. Rritja e tensionit nuk është i mirë. Çdo biznes ka një plan dhe pasiguria është një kosto e panevojshme për ekonominë por edhe për qetësinë familjare. LSI ka dashur të japë këtë mesazh; kjo situatë kërkon që të gjithë të lëshojnë diçka. Edhe opozita të lëshojë diçka se mbase kërkesat e saj nuk mund të realizohen të gjitha. Jo të iki Rama. Së dyti edhe nga mazhoranca duihet të ketë lëshime. Nuk është thjesht çështja e posteve.

Hila: I ofruat postet për kërcënim apo?

Meta: Nuk i kemi bërë për kërcënim, por për një zgjidhje. Së dyti, në qoftë se duhen edhe postet tona, pa dyshim. Çfarë vlere kanë këto poste në dy-tre muaj nëse nuk garantojmë zgjedhjet e ardhshme. Nuk mund të jetë kurrsesi një vizion kaq afatshkurtër sa mund të paragjykohet. Dua të them që për të gjithë ata që mund të kenë parashikime të tilla se ky akt mund të jetë rezultat i një komploti për të provokuar largimin e zt.Rama që duket fare qesharake, mund të them se kam qenë kryeministër 32 vjeç, kur kam dhënë dorëheqje për të ndihmuar një zgjidhje të një krize politike të mazhorancës së asaj kohe që kishte të bënte me një dëshirë të kryetarit të PS-së, Nano për t’u bërë patjetër President i vendit në vitin 2002, një kërkesë legjitime. Unë kam dhënë dorëheqje duke mos pranuar dëshirën e tij për arsye të zgjedhjeve, por edhe për të ndihmuar….

Hila: A nuk ju ndihmonte kjo të merrnit PS-në pas ikjes së Nanos?

Meta: Kam dhënë dorëheqjen për një arsye; mazhoranca e asaj kohe mori 87 mandate. Mori nja 7-8 mandate përmes Dushkut, që nga ana morale ishte një veprim i cili i kishte hequr padrejtësisht opozitës disa mandate. Për këtë arsye, PE në atë kohë u deklarua që qeveria është legjitime, por presidenti duhet zgjedhur me konsensus. Ajo që ka ndodhur më pas është se unë nuk kam pranuar asnjë marrëveshje që të bëhesha kryetar i PS-së dhe kryeministër pas zgjedhjeve. Kam sugjeruar një zgjidhje tjetër që Nano të bëhej kryeministër dhe unë zv/kryeministër dhe Presidenti të zgjidhej me opozitës ashtu sikurse ndodhi dhe u zgjodh zt.Moisiu. Jam i bindur që politikani duhet të zgjedhë interesin e vendit.

Hila: A mendoni se në qoftë se Rama hyn në zgjedhje të krijoni një lloj mocion mos besimi në Parlament?

Meta: As nuk dua ta mendoj këtë çështje. Kjo është çështje retorike. Dhe ju them kolegëve socialistë se ju jeni kaq të vendosur sa mund të hyni pa PS-në në zgjedhje. Nuk është Shqipëria në funksionin tonë, por jemi ne në funksion të saj. Nga pikëpamja pragmatike kur një mazhorancë është e sigurt për fitore nuk ka arsye pse të delegjitimojë zgjedhjet. Ne e kemi bërë copë-copë Kushtetutën që nga viti 2008. Ajo është e rëndësishme dhe e vlefshme kur qëndron mbi zgjedhje demokratike.

Hila: Ju keni bërë një grevë urie në 2008. Gjatë kësaj kohe, a keni diskutuar me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës?

Meta: Nuk e harroj asnjëherë grevën e urisë së vitit 2008. Bëmë një çadër brenda Parlamentit. Aty u goditën rëndë parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve. Pa dyshim kanë qenë efekte mjaft negative për gjithë jetën politike që është reflektuar në dobësim të madh të demokracisë së brendshme të partive për shkak të mënyrës si bëhen listat. Mund të themi se ky Kod solli nga rreziku që shqiptarët të bëjnë zgjedhje, në zgjedhje konfliktuale bipolare. Në 2008 ajo grevë urie më ka bërë të jem i ndjeshëm jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve, por edhe për ata që janë sot në çadër.

Historia e zgjedhjeve të cenuara nga filluar në Libofshë në vitin 1994, kur për herë të parë është përdorur policia e deri tek dhuna e policisë ndaj opozitës. Mbas 27 vitesh kaq shumë ngjarje dhe drama me zgjedhje, ku secili nga ne ka përgjegjësinë e tij, a kemi më luksin që të shkojmë në zgjedhje pa opozitën dhe si mund të jenë ato. A e kemi luksin të shkojmë në Evropë dhe të themi jo po opozita nuk erdhi për këtë mënyrë…do të dukemi tërësisht jo seriozë. Secili duhet të ofrojë gjithçka për zgjidhje. Kemi nevojë për një qeveri legjitime, Parlament legjitim dhe opozitë legjitime.

Meta: Duhet të luftojmë trafikun e drogës përpara se të jetë vonë

Hila: Opozita akuzon edhe përdorimin e krimit të organizuar, parave të drogës. Juve e shikoni të drejtë këtë pretendim?

Meta: Opozita pa dyshim që ka përgjegjësitë e saj edhe për çështjen e kanabisit. Dihet fenomeni Lazarat mjaft fizibël. Ashtu sikurse dihet fenomeni i Lazaratit ka marrë një goditje të fortë, kjo çështje ka marrë përmasa shqetësuese në të gjithë vendin. Mos të harrojmë deklaratat e kreut të Prokurorisë së Antimafias së Italisë që kemi një rritje eksponencionale.

Hila: A ka të drejtë opozita të ketë frikë?

Meta: Ky fenomen meriton angazhim të jashtëzakonshëm përpara se të jetë tepër vonë. Absolutisht kjo infrastrukturë po shërben dhe mund të shërbejë në të ardhmen për ta kthyer Shqipërinë në qendër të trafikut të heroinës, kokainës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Shqipëria është pozita gjeografike dhe deri sot ka qenë viktimë e pozitës së vet. Është me rëndësi që ta kthejmë në avantazh për vendit, për investime, transporte. Kjo gjë nuk mund të ndodhë nëse kthemi në qendër të krimit të organizuar ndërkombëtar. Është e domosdoshme. Ky është një problem që qëndron dhe duhet ngritur më fort.

Hila: Në Tiranë dhe në Vlorë transportohen 1 miliardë e gjysmë heroinë…nuk kemi dëgjuar që të kapen më shumë se 1-2 kg heroinë e droga të rënda. A ka përgjegjësi policia?

Meta: Një faktor i rëndësishëm për rritjen e këtij fenomeni është kontrolli mjaft i dobët i kufijve. Shpresoj të realizohet një marrëveshje mes ShBA-ve dhe Shqipërisë. Për fat të keq nuk u realizuar gjatë vizitës së fund të Bërsën, i cili ndihmon shumë në luftën kundër terrorizmit.  Absolutisht është momenti që ne t’i japim goditje dërrrmuuese këtij fenomeni, përndryshe nuk do të shfrytozjmë dot avantazhet gjeografike. Do të kemi një ekonomi kriminale që na çion në shtet të kapur.

Hila: Ka patur fjalë se jeni përgjuar nga Ministria e Brendshme?

Meta: Nuk shqetësohem fare nga këto çështje…

Hila: Kjo është shqetësuese se nëse kontrollohet numri dy i shtetit dhe kontrollohet nga segmente kriminale. Është cenim i sigurisë kombëtare.

Meta: Jo nuk është cenim i sigurisë kombëtare sepse nuk kemi bërë asgjë. Për mua është shumë e rëndësishme që energjitë t’i fokusojmë tek lufta kundër krimit të organizuar përpara se të jetë vonë.

****************************

Zgjedhjet jane përgjegjësi e maxhorancës.  PD-në  e motivon sjellja arrogante e maxhorancës. Shpresoj të ketë rritje të përgjegjshmërisë për të dhënë garanci për zgjedhje.

PËRGJIGJU