Antonio Kontes i rrezikohet jeta pranë qendrës stërvitore të Celsit, shkak era e fortë

Antonio Kontes i rrezikohet jeta pranë qendrës stërvitore të Celsit, shkak era e fortë

Trajneri italian i Celsit, Antonio Konte ishte nisur si zakonisht për të drejtuar seancën stërvitore të Celsit, por kur ka qenë fare pranë kompleksit stërvitor ka rrezikuar jetën dhe shkak është bërë era e fortë, e cila ka shkëputur një pjesë të catisë së kompleksit stërvitor, duke u përplasur në makinën e tij. Sikurse raportojnë mediat angleze, një copë e madhe xhami, përshkak të erës së fortë, ka fluturuar nga çatia e qendrës stërvitore të Çlesit dhe ka rënë mbi makinën e Kontes. Sipas asaj që shkuan “Sun”, makina e trajnerit ka pësuar një dëm të madh.

http://www.pamfleti.com/surpriza-alegri-te-zevendesoje-konten-te-celsi-ne-fund-te-sezonit

Por jo vetëm kaq. Në qendrën stërvitore të Celsit, “Cobham”, është shmangur tragjedia, sepse vetëm pak sekonda më parë kaloi aty drejtori i komunikimit të klubit londinez, Stiv Atkins, që kishte parkuar makinën  e tij pranë asaj të Kontes. Ishte fat që ai kishte vetëm pak sekonda që ishte larguar prej aty dhe kjo mund të konsiderohet mrekulli. Zyrtarët e klubit nuk e fshehën panikun e përjetuar, duke tentuar të merrnin masat e duhura për riparimin e dëmeve dhe krijimin e një ambienti të sigurt. /Pamfleti.com

Denonco
Loading...