Arbër Çepani: Ky është përdhunimi që i bëhet Malit të shenjtë të Tomorrit në festën e Baba Aliut!

Arbër Çepani: Ky është përdhunimi që i bëhet Malit të shenjtë të Tomorrit në festën e Baba Aliut!

Ulërima therrëse si zë fëmijësh…..sy të llahtarisur që lotojnë….gjak që shpërthen si shatërvan kudo që shikon…..Njerëz që hanë shpretka të gjalla sepse ashtu e do tradita…. Fytyra fëmijësh që lyhen me gjak sepse ashtu “është mirë”…. Male të mëdha të krijuara nga mbeturinat e të brëndshmeve të kafshëve që “nuk duhen”…..

Kanalizime të ndërtuara posacërisht për rrjedhjen e gjakut të atyre që s’kanë gojë të flasin…. Ky është përdhunimi që i bëhet Malit të shenjtë të Tomorrit në festën e Baba Aliut! Këto janë “veprat e mira” që i bëhen dhuratë Zotit që të na “bekojë”!!!

Lexo edheKLSH jep alarmin: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore në vend

E respektoj bektashizmin si fe, jam bir i atyre anëve dhe i atij mali….por asnjeherë nuk kam për të pranuar “festa” që promovojnë dhunën, erën e gjakut dhe terrorit!!

Ai mal duhet të kundërrmojë aromë paqeje, dashurie, sherebeli dhe rigoni si bimët endemike që ka dheu i tij…..jo kufomash dhe barbarie!!!

Zoti na faltë për gjithçka i bëjmë kësaj toke!!