Arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, pasi i kryente vjedhjet fshihej në parking

Arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, taktika që ndiqte pasi kryente grabitjet

Një shqiptar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia italiane në Modena, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Në pranga ka përfunduar 30 vjeçari shqiptar Bari Bega, teksa shqiptari tjetër rreth 20 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka arritur të shpëtojë.

Sipas policisë, shqiptarët janë autorë të disa vjedhjeve në vetëm dy muaj, konkretisht në komunat Baiso, Viano, Carpineti, Castelnovo Monti, Vignola dhe Castelnovo Rangone, njofton gazzettadireggio.

Pasi kryenin grabitjet shqiptarët fshiheshin në një parking në Fiorano Modenese. Shqiptari Bari Bega arrestua të dielën në parkingun e Fiorano Modenese, ku ai sapo kishte hipur në një makinë të vjedhur.