Arsyeja e vërtetë e protestës së Lulit

Arsyeja e vërtetë e protestës së Lulit

Sot Lulzim Basha ishte në Kurbin ku ka thënë:

“Motiv kryesor i protesës së 27 janarit është drejtësia e pakapur nga Edi Rama, që po bën gjithçka ta abortojë projektin e drejtësisë për shqiptarët.

Nuk ka Shqipëri në Evropë pa një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze, Edi Ramën.

Largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie mafioze, është kusht i panegociueshëm i opozitës. Nuk ka qeveri të korruptuar në botë, në Europë dhe as në Shqipëri, t’i rezistojë pjesëmarrjes masive qytetare.”

Por si gjithmonë Lulzim Basha, bën sikur harron, bën sikur kujtohet me vonesë dhe shkon bën marrëveshje, edhe sot iu rikthye një teze të vjetër, që në fakt e ka tërhequr zvarrë Lulzim Bashën dhe kjo është reforma në drejtësi.

Le të kujtojmë disa detaje që lidhen me sjelljen e tij të vërtetë ndaj kësaj reforme dhe pse është katandisur kaq turpshëm që bën rolin e një politikani qesharak.

Në fillim tha se votojmë reformën, më pas shkoi në Kuvend dhe e votoi. Pastaj e shpalli si fitore të tij, shkoi në çadër dhe luftoi për Reformën në drejtësi, bëri marrëveshje me Edi Ramën dhe e harroi

Tani së fundmi i është rikthyer prapë reformës, megjithëse avokati i popullit, institucion i mbajtur nga PD, e vonoi 7 muaj zgjedhjen e anëtarëve nga Shoqëria Civile.

Sot Luli nga Kurbini iu rikthye reformës, që herë e harron e herë e kujton, dhe tregoi se halli i tillë në protestë është reforma, duke gjetur në tezë të re.

Që të ketë një shpatë për protestën e ka nxjerrë nga mhylli reformën në drejtësi.

P.S. Luli me shumë gjasa pritet të mos votojë dy ligjet e rëndësishme të reformës në drejtësi që janë shumë afër që janë zgjedhja e KLP dhe KLGJ të cilat do të zgjidhnin ngërçin?! /CityNews

Denonco
Loading...