Arsyet pse Vjollca Hoxha i hoqi vizën Sokol Ballës

Arsyet pse Vjollca Hoxha i hoqi vizën Sokol Ballës

Vjollca Hoxha, drejtuesja e “Top Medias”, ka larguar nga detyra Drejtorin e Informacionit në “Top Channel”, Sokol Balla, i cili është edhe drejtuesi i emisionit politik në këtë televizion “Top Story”.

Burime nga “Top Channel” i thanë CityNews.al se largimi i Sokol Ballës ka ardhur pas disa përplasjeve që znj. Hoxha ka pasur me Drejtorin e Informacionit në lidhje me linjën editoriale të televizionit.

Të njëjtat burime konfirmuan se debatet kanë filluar prej disa kohësh, menjëherë pas prishjes së pronares së “Top Channel” me kryeministrin Edi Rama.

Televizioni dikur më i madhi në vend, prej disa ditësh ka filluar sulmet nga Kryeministrit, por edhe ky i fundit nuk e ka lënë pa përgjigje. Kulmi u arrit disa ditë më parë kur vetë kryeministri sulmoi nga faqja e tij zyrtare në rrjetet sociale, “Top Channel-in”. CityNews.al raportoi disa ditë më parë se pronarja e “Top Medias” Vjollca Hoxha kishte kërkuar nga kryeministri Rama që t’i jepte postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare.

Pas mosrealizimit të kësaj kërkese, kanë filluar sulmet e Vjollca Hoxhës ndaj Kryeministrit.

Sot ndoshta për të njëjtat arsye është larguar edhe Sokol Balla. Vjollca Hoxha mësohet të jetë përplasur me Ballën pasi ky i fundit nuk pranonte të sulmonte hapur qeverinë dhe të dilte kundër saj. Pra me shumë gjasa, ka qenë linja editoriale ajo që ka çuar në largimin e Sokol Ballës dhe emërimin e Endri Xhafos.