Barinjtë e Borshit dëbohen nga kullotat e tyre duke u tërhequr zvarrë. Kryetari i Bashkisë Delvinë, Rigels Balili dërgon policinë për të dhunuar barinjtë e Borshit. Ka shitur në shkelje të ligjit kullotat e malit të Borshit që i takon Bashkisë Himarë. Jorgo Goro i shantazhuar nga nipi i Kelment Balilit, nuk u del në krah barinjve të Borshit

Barinjtë e Borshit dëbohen nga kullotat e tyre duke u tërhequr zvarrë. Kryetari i Bashkisë Delvinë, Rigels Balili

Barinjtë e fshatit Borsh denoncojnë në Saranda Web se janë dëbuar nga kullotat e tyre që ndodhen në malin e Borshit, pasi këto kullota cuditërisht i kanë kaluar Bashkisë Delvinë. Rigers Balili, nipi i “Baronit të drogës” Kelmend Balili, shantazhon Kryetarin e Bashkisë Himarë që të tërheq barinjtë nga kullotat, përndryshe do të ketë pasoja fatale. Në shkelje të hapur të ligjit, ka falsifikuar dokumentat dhe ka kaluar Malin e Borshit nën administrimin e Bashkisë Delvinë.

Duket qartë se gangrena e pushtetarëve të LSI është edhe më e dukshme në fshatra edhe qytete të vogla, ku vëmendja e shtetit është edhe më e vogël. Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë duhet të marr masa për ta zgjidhur sa më shpejtë konfliktin midis barinjve të Borshit dhe barinjve të Delvinës, pasi janë të dyja palët të mashtruara nga Bashkia Delvinë, e cila duke përdhosur cdo rregull dhe ligj, kërkon të bëj fushatë me fatin e mijra banorëve të borshit që si shtyllë kryesore të ekonomisë së tyre kanë blektorinë.

Megjithëse ata shprehen se kanë 25 vjet pa ndërprerje që i përdornin këto kullota, ata thonë se sot janë dëbuar pa asnjë paralajmërim, madje duke përdorur mbi ta edhe dhunë policore, duke i tërhequr zvarrë. Barinjtë janë të dëshpëruar pasi kanë 2500 krerë bagëti të imta (dele) dhe janë braktisur në mëshirë të fatit nga autoritet vendore dhe qëndrore.

Me barinjtë e Borshit janë solidarizuar edhe dhjetra banorë të Borshit, të cilët shprehen se nuk do t’i lëshojnë kullotat të cilat i përkasin Borshit dhe se do të organizojnë protesta deri në bllokim rrugësh dhe bojkot të zgjedhjeve parlamentare.