Berisha-Nishani-Visho Ajazi autorët e lajmit për vrasjen e Bashës: Kështu u vra edhe Azem Hajdari, “kurban” për të sjellë PD-në në pushtet

2
Berisha-Nishani-Visho Ajazi autorët e lajmit për vrasjen e Bashës: Kështu u vra edhe Azem Hajdari, “kurban” për të sjellë PD-në në pushtet
Berisha-Nishani-Visho Ajazi autorët e lajmit për vrasjen e Bashës: Kështu u vra edhe Azem Hajdari, “kurban” për të sjellë PD-në në pushtet
Bujar Nishani-Visho Ajazi-Lika-Sali Berisha
Bujar Nishani-Visho Ajazi-Lika-Sali Berisha

Sali Berisha e Bujar Nishani, mbështetur nga një informacion i kreut të SHISH Visho Ajazi Lika shpërndanë në media lajmin e tentativave të një vrasësi nga një vend i huaj për ekzekutimin e Lulzim Bashës. Që Basha nuk përbën problem për asnjë lloj pushteti në Shqipëri, shteti në rajon, apo më gjërë, këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Përkundrazi, është mik përmes Berishës me Greqinë, i fali detin, me Maqedoninë-mbështeti Gruevskin të vetmin që vret andej, Serbinë-babai i tij politik Sali Berisha është bir serbi dhe dhëndër në Serbi, Rusinë-Berisha dhe Basha janë miq me ta, pasi tentojnë të ndikojnë për shtrirjen në Ballkan të saj. Pra askush nuk ka asnjë interes të vrasë Lulzim Bashën.

Por pse e hodhi Berisha në media që ta kapin lajmin dhe ta shpërndajnë.

E para për të krijuar lajmin, që dhe në rast se ndonjë “plumb qorr” të kapë Bashën, të shërbejë që çadra të fuqizohet dhe si një element bazë për revoltë radikale kundër qeverisë. Në këtë rast Berisha do të bërtiste i pari: “U thashe se do ta vrisnin”. Do të shkonte në ambasada dhe në media dhe do të tregonte fije e për pe tërë skenarin e vrasjes, larg qoftë, së fatkeqit Basha.

Reklama

E ka bërë në shtator të vitit 1998, kur pa mbaruar ende plumbat e shkrehur mbi Azem Hajdarin të vrarë para selisë së PD, Sali Berisha dha fije e për pe tërë skenarin e vrasjes së Hajdarit. Megjithëse vetë e nxori në pritë. Dhe vetëm dy ditë më vonë bëri grusht shteti, pushtoi kryeministrinë dhe TVSH-në dhe vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve bëri që të mos e merrte pushtetin me dhunë.

U tërhoq, ndërkohë që ish-kryeministri Nano u kthye, por për të hipur në krye të qeverisë vetëm 5 vite më vonë. Por kjo periudhë pesë vjeçare ka qënë me të vërtetë me pasoja për vendin më vonë pasi provoi dy kryeministra minorenë, Metën dhe Majkon, të mbetur kryq tashmë në politikën shqiptare. Pikërisht këtë skenar kërkoi me ngulm Sali Berisha. Ndërkohë që organet ligjzbatuese duke pasur vërtetë frikë jo vrasësit me pagesë të një vendi të huaj fqinj apo në Rusi por vetë Sali Berishën se ai ka këto skenarë vrasje për t’i bërë kurban për pushtet, e vuri nën mbikqyerje të rreptë Bashën.

E kishin të lehtë ta mbronin, pasi ai në shpi gjumë fle, në çadër ku mban fjalimin dhe fluturon njëherë në javë në Holandë. Pikërisht kjo tërboi Berishën që doli sot dhe akuzoi Edi Ramën se donte të vriste Bashën. Pavarësisht se ky i fundit vetëm feston e qëndron në pushtet sa të jetë Basha në krye të PD.

Por Sali Berisha thotë se Edi Rama do të vrasë Lulzim Bashën. Ai ka dhënë edhe arsyet, përse Rama kërkon ta eleminojë fizikisht Lulzim Bashën.

“Te dashur miq, prej dy ditësh mediat ziejnë për një atentat të mundshëm kundër Bashës. Natyrisht në këtë rast gjëja e parë që të shkon ndërmend është një organizim i mafies dhe krimit të organizuar qeveritar me në krye direkt Edi Ramën, i cili e shef se Basha e ka shndërruar atë në kryeministër të pakallur dhe rruga e vetme për tu kapur pas një fije bari është eleminimi fizik i kundërshtarit. Ky arsyetim bazohet në: Së pari, cilido që analizon me qetësi të dhënat arrin në përfundimin se kemi të bejme me një pistë zyrtare mafioze.

Së dyti, dy vite më pare Rama angazhoi kryebanditin e Tiranës për ti çuar Bashes direkt, nepermjet zonjes Ademi, asokohe deputete e PD mesazhin e Edvinit “mbylle gojën ose kokën”! Ky kërcënim u denoncua publikisht nga PD dhe media por Shullazit, të porositur nga Edvini i tij nuk i hyri gjëmb në këmbë përkundrazi ju shumëfishuan fuqitë.

Së treti, Edi Drama, duke parashikuar fundin e tij të sigurtë në burg, të paktën 35 vjet vetëm për një çështje, është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Prandaj ai sot, duke pohuar mori persiper autoresine e skenarit per destabilizimin e vendit, deklaroi ate qe ka pregatitur vet pasi nuk arriti nuk guxoje te mohoje skenarin e destabilizimit te vendit per te shpetuar lekuren e tij. Se treti, cilido qe ka ndjekur me vemendje sjelljet, manierizmat, fjalet e Rames tre javet e fundit konstaton se Rama eshte jo vetem i semure por edhe i pakurueshem. Ai ka humbur jo gjumin por mendjen! Me kete rast i themi kreut te meduzes te krimit te organizuar Edi Rama, se per cdo perpjekje kunder liderit te opozites apo anetareve te saj do perballesh me ndeshkimin me te rende personal”, shkruan Berisha në rrjetin social./Pamfleti.com

1 KOMENT

  1. O ju Partite Politike te Shqiperise ,te gjitha pa perjashtim…….. Ju marrte MUTI shalet. O HAJDUTER, O RRUGACER, O KRIMINELE ,O BASTARDE qe nuk late asgje pa grabitur ,o genjeshtare BOTERORE. Ju jeni te ZOTE vetem te manipuloni dhe te VRISNI pas SHPINE. Ky eshte ARTI Juaj i KRIMIT. Me kete POPULL te lodhur,te cfilitur,Ju krekoseni me MAKINAT me te shtrenjta ne BOTE ,qe edhe udheheqes te shteteve te medha te botes ,do ti kishin ZILI keto salltanete perrallore. Kush jeni Ju more …………………. Nena ime atje ne SHqiperi me thote qe njerezit i jane drejtuar blerjes se ushqimeve me LISTA. Beni dicka per kete POPULL………………..

Lini nje koment