Berisha i tërbuar apo e nxit vetë një marrëveshje mes Ramës e Bashës për zhdukur dosjet dhe shpëtuar nga burgu. I “tradhëtuari” i madh Ilir Meta?!

Berisha i tërbuar apo e nxit vetë një marrëveshje mes Ramës e Bashës për zhdukur dosjet dhe shpëtuar nga burgu. I “tradhëtuari” i madh Ilir Meta?!

Sali Berisha po bën sikur është xhelozuar nga komunikimi dhe pozitiviteti i marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Duke qënë se kreu i PD është “pjella” politike e tij, shumëkush deklaratat dhe postimet e fundit të Berishës i ka parë nën dritën e tërbimit të ish kryeministrit demokrat për lëvizjet aspak të miratuara të Lulzim Bashës. Jo vetëm që ka qënë në dizrakordancë me Bashën gjatë ditëve të përmbytjeve, teksa Berisha çdo deklaratë apo lëvizje paqtuese të kreut të PD e shoqëronte me një postim që nxinte Ramën, por dhe ka lëshuar sinjale qortimi ndaj Bashës në vijimësi. Këtë e thonë burimet afër Berishës dhe tek portali i Shkelzen Berishës. Por duket se zërave që Berisha është i tërbuar me Bashën i është shtuar dhe fakti se fill pas vajtjes së Ramës në Bruksel për takime intensive me zyrtarët më të lartë të BE në funksion të hapjes së negociatave, pas tij shkon dhe Lulzim Basha. Për të marrë pjesë në një Samit të Partive Popullore Evropiane, ku aderon dhe PD shqiptare. Eshtë koncidencë, por zërat për takime të Ramës në Bruksel me Bashën, private ose jo, në prani të një biznesmeni shqiptar apo të një interlokutori tjetër, qoftë dhe me dëshirën e tyre tête-à-tête, thuhet se e kanë tërbuar Berishën. Të cilin as fjalimi blozë i Bashës kundër hapjes së negociatave në Bruksel nuk e ka qetësuar.

Këto janë burime afër Berishës por dhe që duan të kryqëzojnë Bashën. Por gjithsesi ekziston dhe një teori fort e besueshme jo konspirative se Basha nuk shkon as në banjë pa pytur Berishën. Dhe fjalori i zbutur me Ramën, dhe historia e takimeve të fshehta për marrëveshje në Bruksel, që mund të përfundojnë vërtetë me ndonjë pakt, “tymin” e të cilit mund ta shohim pas disa muajve, pra të gjitha këto “zbutje” të Bashës janë me lejen e Berishës. I cili shpreson fort që një nga një të zhduken, të mbyllen dhe të dalin nga qarkullimi dosjet në ngarkim të tij dhe të familjes së tij për aferat korruptive, për krimet ekonomike. Krimet “neto” si Gërdeci dhe 21 janari, apo vjedhjet nga CEZ te rruga e Kombit, të mbyllen. Pasi hapja e tyre është baraz me burgun. Dhe Berisha në perëndim jo vetëm të jetës së tij politike, kërkon të garantojë së paku familjen. Më saktë djalin sekser dhe vajzën “lubi”, që janë në “tavë”. Ndaj bën sikur është tërbuar me Bashën që tenton marrëveshje me Ramën, ndërkohë që këto “pirueta” të ‘gjallesës’ së tij politike në krye të PD, Lulzim Basha të jenë kryekëput me lejen e tij. Thjeshtë për të evituar burgun për familjen. E provon, pavarësisht se Rama ka në dorë vetë ta vonojë, ndërsa SHBA-BE ta realizojnë burgun për ta. Ndërsa i “tradhëtuari” i madh duket Ilir Meta Presidenti i vendit, i cili gjithsesi ka filluar vetë “aferën” e bashkëpunimit me Ramën. Eshtë mjeshtër ai./Pamfleti.com