Besi Bekteshi: Vllaznia, Bashkia, Shoqëria, “me vesh” që të tria!

0
Besi Bekteshi: Vllaznia, Bashkia, Shoqëria, “me vesh” që të tria!
Besi Bekteshi: Vllaznia, Bashkia, Shoqëria, “me vesh” që të tria!

Qyteti më i madh i veriut tashmë është “lidershipi i modelit të degradit administrativ” në saj të superpolitizimit si dialog shpërthyes qeveri koalicion i majtë – pushtet demokratik i djathtë në Shkodër. Bashkia e madhe e veriut ankohet dhe vetëm ankohet politikisht, dhe shan e vetëm shan politikisht “armiqtë” e Shkodrës në Tiranë, të cilët e lënë “pa bukë me hangër” dhe që merren me të gjithë – kundra Shkodrës?!

Në fakt, Bashkia e Koplikut vazhdon të punojë, ajo e Vaut të Dejës po ashtu, në Lezhë po ashtu, në Pukë po – por në Shkodër e cila ka sa “shoku Enver në pushtet”. Partia Demokratike, merret me politikë dhe fjalë përmendësh të mësuara. Ndërkohë që degradi i plehrave, mos investimet, mungesa e dritave rrugëve të saj periferike, moskujdesja në mirëmbajtje, mos mbledhja e taksave, rrugët dhe trotuaret mbushur me shitësit dhe të zëna, tregjet më kot në Shqipëri, trafiku më i çoroditur në Shqipëri vazhdojnë! Përveç se punonjësit e Bashkisë shkojnë me turne në çadër për të përkrahur liderin e madh të “popullit nën çadër” dhe bëjnë të shkretët fotografi për të treguar se – kanë shkuar, nuk është se ka ndonjë sukses tjetër të madh!? Punojnë vetë dhe me “forcat e tyre” një pjesë e njerëzve të kulturës (sepse janë mësuar të punojnë”) dhe paguhen më keq se në të gjithë bashkitë e Shqipërisë – e sigurisht njerëzit e dekorit (lyejnë dhe zbardhojnë vizat) të zotit Bedeni që vizojnë nën trysninë e trafikut më anormal dhe idiot në Shqipëri!

Shkurt, Bashkia e Shkodrës është një anomali administrative dhe moralisht e politizuar rëndë, ose e sëmurë rëndë politikisht, që vetëm ankohet, qan dhe bërtet – na persekutuan “komunistët dhe qeveria”?! Nuk ka qenë kurrë më keq dhe më e pa prezantuar denjësisht Shkodra, se kësaj herë në bashkinë e saj! Nejse, nuk është faji vetëm i politikës për këtë gjë në Shkodër. Është një shoqëri që ka humbur busullën dhe raportin me qytetërimin në Shkodër?! Sot Bashkia dhe një pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka prezantimin e “mikroborgjezisë tregtare” nga më të dobëtat intelektualisht dhe moralisht. Pjesa e shoqërisë tregtaruce në Shkodër – ka kryer fitoren e saj politike dhe është e përfaqësuar në krye të Bashkisë dhe po ashtu në krye të Këshillit Bashkiak. Janë fitoret e njerëzve që përfaqësojnë tregtinë e parimit “blej sa më lirë dhe shit sa më shtrenjtë” vetëm për fitimin tënd?! Kreu i Bashkisë në fushatë elektorale krenohej se ishte një “pinjoll” tregtarësh dhe të pasurish të cilët i kishte shpronësuar diktatura?! Këtu e shikonte dhe biografinë e mirë!

Reklama

Por sot në tregjet e Shkodrës që qëndrojnë në pluhur dhe të mbyllur në çadra si në mes të Tiranës – këtë mentalitet kanë të “mikroborgjezit që nuk i plas aspak për qytetin dhe shoqërinë” por vetëm për fitimin e ditës mundësisht pa paguar asnjë taksë, duke vendosur flamurin e PD-së sipër dyqanit?! Jo se nuk e bëjnë të tjerët – por fitoren e këtij modeli e ka PD?! Unë mendoj se “shoqëria e qytetit tashmë tregtaruc dhe jo prodhues “i Shkodrës, i katandisur kështu nga tregtarucët e PD-së të indoktrinuar politikisht dhe që kanë fuqinë sot në Shkodër dhe parti – do të qëndrojnë kështu dhe për shumë kohë, sepse as kanë mundësitë, as intelektin dhe as raportin me kohën për të ndryshuar?! A ndihmohen nga të tjerët për keq? Partia Socialiste duhet ta kishte shumë të lehtë, kaq të lehtë sa nuk mund të thuhet me përballë “tregtarucë të tillë polikë” që ka sot në drejtim Shkodra?! E bën vetëm Kryeministri me mënyrat e veta, por PS-ja në Shkodër…?!

Ndihmohen jo për mirë, duke mos u kontestuar dhe kritikuar apo kundërshtuar fort për fat të keq nga PS-ja në Shkodër asnjëherë e zonja për tju përgjigjur qytetarëve të saj?! Një PS e cila nuk e kapi kurrë qytetin në qendër, por vetëm nga periferia dhe përfaqësuar nga njerëz që futen në qendër të Partisë Socialiste (pa asnjë lidhje historike dhe trashëgimie kulturore) të kulturës së Shkodrës pa pasur as pasaportizimin në qytet, pa rrënjë dhe degë në Shkodër pa “din e iman” që thotë Kryeministri?! Të sponsorizuar nga dikur Gjeneralët e Partisë dhe sot jashtë saj, por të mbrojtur nga origjinarë nga Librazhdi, që nuk njohin dhe as që ju plas për Shkodrën – mund dhe të ngjiten lart po ju iku mëndja në Tiranë?! Me të tillë njerëz duan të përballen socialistët në Shkodër si “gjak i ri” politik i saj.

Për më tepër, që nga deputetët medemek shkodranë asnjë nuk jeton dhe nuk është pjesë personale e Shkodrës, dy si Doshi dhe Hafizi nuk janë me të sot, dhe njëri dhe dje, Kopliku është ose vjen në Shkodër, por nuk besoj se është kaq peshë e rëndë përfaqësuese (në qoftëse e di veten ashtu, jam i lumtur dhe i uroj të gjithë të mirat) kurse ministri Bushati si të them – është djalë i zgjuar, por ka lidhje të konceptit intelektual kaq shumë me Tiranën saqë unë besoj se ka disi vështirësi në Shkodër të mjedisohet! Në qytet sigurisht që punon me format e saj – LSI-ja dhe padyshim që përfiton më shumë! Në këtë kushte qyteti po rrënohet dhe shkon drejt periferisë së provincializimit akut dhe idiot më të sëmurë në Shqipëri?!

E fundit si model administrativ “me vesh” ishte “Vllaznia” dhe polemika e borxheve dhe mundësisë së falimentit të saj të hapura nga një shoqatë e quajtur “IRSH” e cila po bën transparencën e administrimit të saj dhe në bazë të një kontrollit të KLD-së?! Për ta përgënjeshtruar Bashkia e Shkodrës nxori njerëzit që e administrojnë sot (ata thonë se janë më të mirë se ata dje) dhe njeri që lexonte me shumë vështirësi letrën përpara – pranoi borxhet miliona që kanë, por tha: jemi shumë mirë dhe na kanë inat, prandaj na sulmojnë?!

Unë po përmend disa citime të raporti dhe letrës që kjo organizatë “IRSH” ju lutet Këshillit Bashkiak të ketë parasysh dhe ta shtrojë si problem për “Vllazninë”?! Në ato që dallohen del qartë se jo vetëm është keq administruar “Vllaznia” por modeli i saj si i Bashkisë është “administrimi me vesh?! Ky është suksesi i madh që ka si Vllaznia dhe Bashkia?! Modelin e “Tregtarit të letrave të bakallit” dhe sistemit ekonomik dhe financiar me vesh?! Kështu si administrojnë këta – do të kishin përfunduar në burg dhe në kohë të diktaturës për letrat e bakallit dhe të inkompetencës që kanë?! Ja faktet e auditit:

1) Shpërblimet nuk janë kryer me miratimin e Asamblesë! Hahaha si t’ju vijë pra?!

2) Nuk janë zhvilluar asnjëherë procedura prokurimesh! Hahaha, çfarë ju duhen prokurimet!

3) Mungojnë programe financiare! Hahaha, por kur dreqin i kanë bërë ndonjëherë!?

4) Mungon dokumenti veprimeve financiare! Hahaha as që kanë nevojë për të!?

Pastaj vazhdon, lojtarët janë trajtuar me kontrata shërbimi, duke mos u llogaritur dhe derdhur sigurimet shëndetësore, për zezonin 2015-2016, janë paguar 32 lojtarë nga 25 që është numri lejuar nga FSHF, për zezonin 2016-2017 janë paguar 28 lojtarë nga 25 që lejon FSHF.

Në pikën 13 thuhet se “transaksionet financiare janë me mungesa të theksuara të dokumenteve të bashkëngjitura ligjore”?!

Janë shumë e shumë të tjera, të cilat unë nuk mund ti sqaroj, se duhet që opinioni im të zgjatet dhe me shumë faqe të tjera. Por ajo që bie në sy është “futja me vesh” dhe akoma më keq në mënyrë abuzive të administrimit të “Vllaznisë” nga Bashkia e Shkodrës?! Shkurt te Vllaznia shikohet qartë se me çfarë kemi të bëjmë realisht dhe po kështu dhe në mos më keq, është dhe vetë Bashkia?!

Kush e bën këtë marrëzi, përgjigja është shumë e qartë – politika, dhe tashmë pothuaj tre dekadat e komandimit të Shkodrës nga njerëzit e veshit në administrim?!

Loading...

Lini nje koment