Bledi Mane: Shqipëri e bukur me gazetarë dhe politikanë të ndyrë‎!

O renegate te poshter qe shisni e dhisni familjen dhe atdheun per nje kothere buke por harroni qe mes ketij vendi e kudo ne bote jeteojne e punojne shqiptare te ndershem e trima qe juve nuk ua llogarisin deklaratat, shkrimet, intervistat, statuset ne rrjetet sociale.
Shkruan: Bledi Mane
E ore lapanjoze pse nuk flisni, flsini ore bukeshkale. Mbreme e ndoqet, e ndoqet apo ishit duke fjetur per te enderruar intrigat e rradhes?
Mbreme pra, mbreme ne arenen legjendare Wembley atje ne veri te Londres, bota muzikore ndante trofete e muzikes. Kanali televiziv MTV vleresonte industrine muzikore‎ dhe e pate cilen kishte zgjedhur per te drejtuar ate mbremje?
Rita Ora, e talentuara, e bukura, kengetarja, oratorja shqiptare tregoi edhe nje here cfare race jemi. E bashke me moderimin fantastik te Rites u vleresuan edhe dy shqiptare te tjere, Dua Lipa dhe ‎Ermal Meta (jo nga Skrapari por nga Fieri). Mbreme triumfoi muzika dhe arti shqiptar, triumfoi energjia jone pozitive, tharmi dhe shpirti i njerezve te bukur.
Askush nga ju nuk u gezua, askush nga ju politikane e gazetare nuk shperthyet me deklarata e me eufori. Askush nuk ka dedikuar sikur nje program televiziv special per talentet tane neper bote.
O te poshter, kodoshe manjake te se keqes qe na keni çarë trapin vetem me lajme te kobshme e depresive. Ju qe flisni cdo dite per aksidente, droge, vjedhje, korrupsion, plagosje, vrasje.
Ju o te poshter nuk u gezuat per lajmin e gezuar. Ju qe pardje na menderoset pse nje shqiptar ishte plagosur ne Ekuador per trafik kokaine dhe filluat historite konspirative. Ju qe na i bete vellezerit Habilaj si ‎simbol te atdheut, ju qe cdo dite mashtroni duke ua shpelare trurin te varferve e te pasurve te ketij vendi.
O renegate te poshter qe shisni e dhisni familjen dhe atdheun per nje kothere buke por harroni qe mes ketij vendi e kudo ne bote jeteojne e punojne shqiptare te ndershem e trima qe juve nuk ua llogarisin deklaratat, shkrimet, intervistat, statuset ne rrjetet sociale.
Hapni syte dhe lexoni o politikarë, o gazetarë. Jo çdo shqiptar eshte kriminel ne botë dhe jo çdo kriminel ne bote eshte shqiptar.
Vetem nje shembull po ua jap, nje shembull te vetem. 563 australiane vuajne denimet ne burgjet tajlandeze si trafikante droge. 320 angleze vuajne te njetin denim ne Tailande dhe po te shikoni statistikat e burgjeve neper bote do befasoheni se shqiptaret jane nje minorance e paperfillshme. Spanja, Kolumbia, Zvicra, Tailanda, Ekuadori, Meksika,Holanda, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Maroku, Brazili kane nje numer llahtarisht te frikshem burgaxhinjsh te rrezikshem te nacionaliteteve te tjera por jo shqiptare.
Lexoni ore dembele, studioni ore renegate, kerkoni informacion nga ministrite e drejtesise ne vende te ndryshme dhe do e shihni se neper bote ka me shume shqiptare studente, piciere, infermiere, shofere, kuzhiniere, pjatalares, sipermarres, artiste dhe idelaiste.
Shqiptari i pare kur shkoi ne Amerike punoi si murator, shqiptari i fundit qe u nis sot ne Gjermani eshte nje doktor!!!
Klikoni webin e statistikave te burgjeve me poshte :