“Borxhlinjtë” e ujit, Gjiknuri: Lehtësi debitorëve, të ndiqet skema e faturave të energjisë! Të shtrihet pagesa në vite

“Borxhlinjtë” e ujit, Gjiknuri: Lehtësi debitorëve, të ndiqet skema e faturave të energjisë! Të shtrihet pagesa në vite

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damin Gjiknuri u bën apel bashkive që të miratojnë skema lehtësuese për ata që kanë detyrime të papaguara ndaj ujësjellësve. Sipas Gjiknurit, në këtë rast duhet të ndiqet praktika e ndjekur nga  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me faturat e papaguara të energjisë.

“Dua t’u bëj thirrje edhe bashkive që të miratojnë skema lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër apo njerëzit që kanë akumuluar borxhe për shkak të mungesës së interesit apo fatkeqësisht edhe punës jo të mirë të ujësjellësave dhe bashkive përkatëse. Çfarë do të thotë? Skema lehtësuese njësoj siç bëmë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për t’i shtrirë borxhet e vjetra në vite, për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të mos rëndohen përnjëherë me pagesën e faturave që ujit që janë të akumuluara me vite. Është shumë e rëndësishme, kjo është në dobi të qytetarëve, pagesa e ujit është siguri për furnizimin me ujë. Nuk ka rrugë tjetër! Po nuk e paguam ujin ashtu siç e paguajmë edhe energjinë elektrike qeveria shqiptare do ta ketë të pamundur të kryejë gjithë ato investime të nevojshme për të gjithë ato zona të Shqipërisë të cilat fatkeqësisht akoma nuk kanë një rrjet modern të ujësjellës/kanalizimeve”, tha Gjiknuri.

Ministri e bëri këtë deklaratë gjatë inspektimit të kantierit të punimeve për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Përmetit. Investimi i qeverisë kap vlerën e rreth 5 milion USD. Sipas kontratës, brenda 30 muajsh investimi do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë duke i dhënë zgjidhje kështu një problematike mbi 25 vjeçare.

Denonco
Loading...