Boterori i Klubeve, aktiviteti që pritet të eklipsojë Kupën e Botës dhe Champions League

Boterori i Klubeve, aktiviteti që pritet të eklipsojë Kupën e Botës dhe Champions League

Brenda pak vitesh do të kemi një aktivitet të ri të përmasave botërore e ndoshta më cilësori i parë ndonjëherë. Bëhet fjalë për Botërorin e Klubeve, një ide që i mbetet kroatit Zvonimir Boban. Më shumë se sa cilësia, ky aktivitet pritet të mbërthejë fitime marramendëse, pasi nga 24 ekipe, 12 janë më të mirat e Europës. Kjo është një Kupë Bote, por për klubet më të mira, domethënë ajka e futbollit botëror në një kampionat që lë pas cdo aktivitet tjetër futbolli për nga madhështia, përfshi dhe Champions League.

Ky është projekti më i ri i FIFA-s, një ide e departamentit që udhëhiqet nga një emër i madh i futbollit botëror Zvonimir Boban. Ky mini revolucion mund të konkretizohet në verën e vitit 2021 në një kompeticion i dedikuar vetëm për klubet. Ideja fillestare është që ky botëror i klubeve të shohë pjesëmarjen e 24 skuadrave të cilat do të përfaqësojnë të gjitha kontinentet. Është menduar që Europa të përfaqësohet nga 12 klube, Amerika e Jugut me 5, Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut me nga 2 skuadra edhe pse po mendohet që të shihet mundësia e pjesëmarjes së një skuadre nga Oqeania.

http://www.pamfleti.com/champions-mesohen-32-klubet-qe-do-te-luajne-ne-fazen-e-grupeve

Sigurisht që në këtë turne pritet të marin pjesë klubet më të mira të rruzullit, ato që në vitet e fundit kanë arritur rezutlatet më të mira. 12 klubet pjesëmarëse nga Europa do të ndahen në këtë mënyrë, 4 fituesit e fundit të Champions League së bashku me 4 finalistët, duke i bashkangjitur dhe 4 skuadrat më të mira në bazë të renditjes së FIFA-s.  Gjithashtu është menduar edhe koha e zhvillimit të këtij kompeticioni, që mendohet të nisë në mesin e muajit qershor, teksa do të organizhohet një herë në 4 vite. Qeveria botërore e futbollit mendon se ky do të jetë një spektakël i madh i sportit më të dashur në botë, dicka unike për të përplasur klubet më të mira të të gjithë globit në një kompeticion të vetëm. Projekti është futur në rrugën e duhur të analizimit dhe pritet të ketë së shpejti një vendim konkret për startin e tij në katër vitet e ardhshme. Pamfleti.com/