Çështja Kapllanaj “merr në qafë” kreun e KQZ-së Klement Zguri/ Rama-Balla konfirmojnë nisjen e procedurave për shkarkimin e tij

Çështja Kapllanaj "merr në qafë" kreun e KQZ-së Klement Zguri/ Rama-Balla konfirmojnë nisjen e procedurave për shkarkimin e tij

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë me dije se që sot kanë nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, pasi sipas Ballës ka fshehur dhe arkivuar pa e shqyrtuar dosjen e prokurorisë që flet për denimin në Itali të kryebashkiakut demokrat të Mallakastres.

“Që një i zgjedhur që përsëri është i propozuar nga PD, merret në mbrojtje edhe institucioni që ka për detyrë të marrë vendime për gjetjen e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit…jemi njohur me një procedurë tërësisht joligjore që ka në të bëjë me veprimet e kryetarit të KQZ Klement Zguri. Dosja e Prokurorise italiane konfirmon se Agron Faslli Kapllanaj me funksion kryetar i bashkisë Mallakastër është dënuar me 2 vjet burg për vjedhje. Kryetari i KQZ vendosi të fshehë e të arkivojë vendimin e prokurorisë së përgjithshme, me bindje, me dashje, me urdhra politikë nuk e shqyrtoi brenda 10 ditëshit.

Grupi parlamentar i PS e ka ndjekur këtë procedurë në rrugë ligjore, kjo çësthje i ka kaluar KQZ por duke konstatuar që në zyrtar i lartë i KQZ shkel zbatimin e ligjit të dekriminalizimit jemi të detyruar të kërkojmë shkarkimin e kryetarit të KQZ.

Do fillojmë që sot procedurat për shkarkimin e kryetarit Klement Zguri”, tha Balla.

Zguri mori detyrën në bazë të marrëveshjes politike Rama-Basha më 18 Maj, që i hapi rrugë futjes së opozitës në zgjedhjet e përgjitshme.