Çfarë po ndodh me LSI-në? Nuk dinë çfarë thonë më tani

1
Çfarë po ndodh me LSI-në? Nuk dinë çfarë thonë më tani
Çfarë po ndodh me LSI-në? Nuk dinë çfarë thonë më tani

Edhe pse LSI-ja po mundohet ta fshehë në të gjitha mënyrat, ajo është pala më e humbur nga marrëveshja Rama-Basha.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka më mundësi të hyjë në koalicion me PS-në në zgjedhje pas marrëveshjes Rama-Basha dhe në këtë mënyrë do të duhet të masë forcat e saj në elektorat e vetme.

Deklaratat dje

Reklama

Dje Ilir Meta pas një takimi me ish-aleatin e tij Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit, tha se marrëveshjen mes dy partive kryesore e mori vesh nga mediat, ndërsa kryetari i komanduar i LSI-së, Petrit Vasili komentoi jo pa ironi konsensusin që dha opozita për shtyrjen me 7 ditë të datës së zgjedhjeve, me urimin që brenda një jave opozita të përmbushë kërkesat për zgjedhje të lira e të ndershme dhe luftën kundër drogës.

Ndryshim strategjie

Por sot strategjia e LSI-së ka ndryshuar.

Por për të kamufluar këtë goditje dhe për t’iu dhënë zemër militantëve nga demoralizimi, kjo parti ka dhënë brenda një dite të vetme tre mesazhe me moton “LSI, forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit”.

Fillimisht foli nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, Kryemadhi komentonte që në mëngjes se me marrëveshjen Rama-Basha, loja do bëhej më e bukur, sepse të gjithë lojtarët janë në fushë dhe kjo situatë sipas saj do ta ravijëzojë LSI si forcë e parë.

Pas nënkryetares radhën e pati kryetari i partisë.

Edhe Petrit Vasili bëri deklaratën e përgatitur tashmë se hyrja e PD-së në zgjedhje është lajm i mirë dhe zgjedhjet do të kenë një garë të vërtetë.

Sipas tij, marrëveshja Rama-Basha nuk e dëmton në asnjë aspekt LSI-në, ndërsa theksoi moton se kjo parti do të dalë forcë e parë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Për të shtuar akoma më shumë dozën, mendoi edhe ish-kreu i kësaj partie, Ilir Meta.

Edhe Meta këmbënguli se LSI do të jetë një forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

LSI do të jetë forca e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, jam i bindur për këtë gjë. LSI ka qenë e gatshme dhe ka ofruar të gjitha forcat e saj dhe është e qetë që ka thënë kontributin e saj që zgjedhjet të mos binin në humnerë. Demokracia është surprizë, zgjedhjet e lira dhe të njëanshme nuk janë surprizë”, tha Meta.

Pra, tre mesazhe në një ditë nga eksponentët më të lartë të LSI-së për të përgatitur anëtarët e saj në një betejë të vështirë.

Pasi tashmë me hyrjen në zgjedhje pa koalicione, LSI-ja është sërish në një betejë për ekzistencën e saj politike.  /American Eye

Loading...

Lini nje koment