Damain Gjiknuri emëron drejtorin e ri të Aviacionit Civil

Damain Gjiknuri emëron drejtorin e ri të Aviacionit Civil

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri prezantoi Drejtorin e ri Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri. Ai shprehu bindjen se Keri zotëron aftësitë menaxheriale për drejtimin efikas të punëve të përditshme në këtë institucion dhe realizimin e projekteve të tjera për zhvillimin e fushës së aviacionit civil. Më tej, Gjiknuri u ndal tek orientimet të cilat duhet të ndiqen me prioritet të lartë nga drejtuesi i ri i këtij institucioni.

“Nuk mund tëthemi që fusha e aviacionit civil ka qenë më e sigurta sa i përket sigurisë aeroportuale, ku jo mëlarg se 1 muaj më parë, një djalë i një niveli amator arriti të thyente sigurinë e aeroportit, për të mos përmendur dhe raste të tjera më flagrante. Kjo histori duhet të marrë fund”, u shpreh Gjiknuri ndërsa insistoi se duhet të merren masat që episode tëtilla mos të përsëriten më.

Keri ka punuar më parë në kabinetin qeveritar pranë ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto. Emri Krislen Kerit u bë i njohur kur në Kavajë në maj 2017, u shënua një aksident tragjik ku humbën jetën dy fëmijë. U raportua se firma “Pienvis”, e cila ka përfituar nga mungesa e trafikndarëses për shkak të pikës së karburantit, është edhe firma përfituese e një tenderi 300 milionësh për mirëmbajtjen e aksit rrugor Plepa-Rrogozhinë. Krislen Keri është djali i pronarit të firmës “Pienvis”, ish-deputetit socialist Pilo Këri. /shqiptarja.com