De Biazi: Xhaka erdhi te Shqipëria pasi nuk e zgjodhi Zvicra. Hafizi të mendohet para se të flasë

1
De Biazi: Xhaka erdhi te Shqipëria pasi nuk e zgjodhi Zvicra. Hafizi të mendohet para se të flasë
De Biazi: Xhaka erdhi te Shqipëria pasi nuk e zgjodhi Zvicra. Hafizi të mendohet para se të flasë

Ai insistoi që mesfushori kishte lënë në balte shokët e skuadrës duke braktisur ekipin par ndeshjes me Bosnjën.

“Nuk është se nuk zgjodhi Zvicrën, ishte Zvicra që nuk e deshi dhe pastaj erdhi te Shqipëria. Më bëhet qejfi që është i lidhur më bluzën, e tregoi edhe rastin e fundit, duke lënë shokët vetëm. Shkoi te klubi. Pse? Se nuk luajti kundër Italisë dhe se mendonte se kishte padrejtësi kundër tij dhe se më e mira ishte të luante me skuadrën e tij”, tha De Biazi.

“E vetmja herë që nuk luajti më parë ishte Lihtenshtejn që të çlodhej për Spanjën dhe ishte strategjike. Me Italinë kisha nevojë për dy lojtarë me karakteristika të ndryshme dhe janë bërë vlerësime nga stërvitjet gjatë javës.

Reklama

Kemi bërë 6 seanca stërvitore dhe të gjitha monitorohen, aty tregohet kush vrapon në një mënyrë apo tjetër, të dhënat e tij ishin negative. Ai po luan te Bazeli dhe është i lumtur atje, dhe klubi i lumtur me të. Por sa më përket mua është një lojtar si gjithë të tjerët.

Me të nuk kam pasur asnjë debat, por ishte një SMS që më dërgonte në orën 1.10 te natës ku më kërkonte të flisnim. Me çoi SMS pas Italisë në atë orë, e pashe të nesërmen në mëngjes se në atë orë e mbaj të fikur telefonin, jam person normal. Në mëngjes kur u zgjova pash edhe një të dytë e të tretë ku më shkruante se do largohej.

E takova të nesërmen në hollin e hotelit. I thashë shko, shko i qetë. A do kthehet? Nuk varet nga unë, por nga sjellja se ka gabuar. Janë edhe episode të tjerë larg kamerave, për të cilat nuk dua të flas, nuk jam 27-vjeç si Taulanti që thotë gjëra. Duhet të kuptoni që ka disa dinamika në kokën e lojtarëve, çdo gjë shkon mirë kur luan dhe jo nëse nuk luajnë”.

Për debatin me Astrit Hafizin

“Më habit Hafizi se para se të flasë duhet të mendohet. Ai mendoj se nuk i sheh mirë ndeshjet nga TV, t’i shohë në stadium se në TV kamera kap zonën vetëm ku është topi. Mendoj se ai është xheloz për atë që arrita dhe ai nuk e bëri dot edhe pse kishte një skuadër shumë të mirë”

Për rinovimin

Kontrata skadon në fund të vitit dhe kemi ende kohë. Në fund të shohim a kanë besim te unë dhe a mund ta çoj përpara ekipin. E kam fjalën për ata që kanë peshë te Federata, si presidenti e të tjerë. A dua të rri? Pse jo”.

PËRGJIGJU