Dhunohet nga bashkëjetuesja 14 vite më e vogël, 63-vjeçari merr urdhër mbrojtjeje

Dhunohet nga bashkëjetuesja 14 vite më e vogël, 63-vjeçari merr urdhër mbrojtjeje

Një 63 vjeçar ka denoncuar bashkëjetuesen duke pretenduar se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht prej saj.

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin me iniciale Q.B nga qyteti i Durrësit i cili tha se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëjetuesja me iniciale N.B., 49-vjeç.

Pas denoncimit, ndaj 63 vjeçarit është lëshuar urdhër mbrojtje i menjëhershëm, “për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.