“Doktor Peçi” gjithollogu: Shqipëria e varur nga borxhi ekonomik!

“Doktor Peçi” gjithollogu: Shqipëria e varur nga borxhi ekonomik!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI –së Petrit Vasili, ka deklaruar se Shqipëria ka borxhin publik më të rënduar.

“Shqipëria në mnëyrë skandaloze është vendim me borxhin publik më të rënduar që shkon në masën 13 përqind, më shumë se çdo vend tjetër evropian. Më së fundi edhe projekti tjetër famëkeq i një milard eurove e bën ekonominë shqiptare tërësisht një ekonomi të varur nga borxhi i i pafund i saj.

Sipas tij, kësaj strategjie i shërben bllokimi për më tepër se dy vitesh i ligjit për koncensionet që po bllokohet edhe sot me qëllim, ndërsa koncesionet vijojnë të jepen.

Më tej Vasili,  është ndalur edhe tek bllokimi i pagave për pedagogët.

“Ky skandal nuk është vetëm mosnxjerrja e një akti nënligjor, por prova e dështimit të reformës në arsim. Një reformë e bërë në funksion të intresave të klientelave dhe  më dëm të studentevë dhe profesorëv”, ka thënë Vasili.CNA.al


Loading...

Loading...
Loading...