Drejtësia në gjunjë: Kapobanda politike dhe “kumbari” i krimit Ilir Meta shpallet Presidenti i Shqipërisë

Drejtësia në gjunjë: Kapobanda politike dhe "kumbari" i krimit Ilir Meta shpallet Presidenti i Shqipërisë

Sot parlamenti shqiptar zgjodhi në krye të shtetit Ilir Metën, kryemafiozin dhe kapobandën e politikës shqiptare. Ai u zgjodh me 87 vota pro dhe vetëm me 2 vota kundër. Kanë votuar kundër tij Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, deputetë të LIBRA-s

Ilir Meta, bashkëpunëtori më i ngushtë i Sali Berishës i cili u bë garanti i tij gjatë këtyre 4 viteve duke vrarë çdo shpresë për ndëshkueshmërinë në Shqipëri. Ai e fitoi edhe këtë betejë duke e gjunjëzuar drejtësinë. Me sot mafia ka garantin e saj në krye të shtetit./Pamfleti.com

                                                  ***

Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur pasditen e sotme për të shqyrtuar kandidaturën e Ilir Metës.

Në fjalën e saj, deputetja e PS Vasilika Hysi ka deklaruar se kandidatura e Metës plotëson kriteret kushtetuese.

“Kuvendi i Shqipërisë duhet të vijojë me raundin e katërt me kandidaturën e Metës”, ka thënë Hysi.

Kreu i LSI u propozua për President të Republikës nga 23 deputetë.

Ditën e djeshme edhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste shprehu qëndrimin pro Metës duke vendosur votimin e tij.

Ilir Meta pritet të zgjidhet President në raundin e katërt ditën e sotme në orën 17:00

——————————————————————————————

Kanë qenë 19 deputetë të LSI-së, 3 deputetë të PDIU-së dhe një i PS-së, ata që kanë firmosur pro kandidaturës së Ilir Metës për postin e kandidatit për kreun e shtetit.

Komisioni i ligjeve është mbledhur dhe ka miratuar kandidaturën e Metës duke e çuar tashmë vendimin një hap larg bërjes realitet.

Deputetët që kanë firmosur sipas ligjit pro kandidaturës së Metës kanë qenë 19 deputetë të LSI. Nga ana e PDIU-së ka firmosur pro, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Aqif Rakipi. Në emër të PS-së ka votuar deputeti Parid Cara.

 Sipas të gjitha gjasave, kryetari I LSI-së e njëkohësisht kreu i kuvendit, do të shpallet President i Shqipërisë pas votimit që do të mbahet në seancën e parlamentit, e cila nis në orën 17:00.

Emrat e deputetëve që firmosën sipas ligjit për zyrtarizimin e kandidaturës së Metës:

Luan Rama
Petrit Vasili
Kejdi Mehmetaj
Silva Caka
Ylli Shehu
Edlira Çekrezi
Petrit Gjoni
Përparim Spahiu
Spartak Braho
Bujar Kllogjeri
Bujar Derveni
Robert Pirokapurani
Robert Bitri
Gledion Rahovica
Agron Çela
Monika Kryemadhi
Shpëtim Idrizi
Aqif Rakipi
Mesila Doda
Parid Cara
Luan Duzha
Tahir Muhedini
Flamur Çela