Drejtues të rinj në IEVP/ Njihuni me gazetaren që la profesionin për të drejtuar burgun e grave në Shqipëri

Drejtues të rinj në IEVP/ Njihuni me gazetaren që la profesionin për të drejtuar burgun e grave në Shqipëri

Elona Demollari është drejtoresha e re e Burgut të Grave, pasi u shpall fituese e konkursit të zhvilluar së fundmi. Demollari ka qenë prej 6 vitesh këshilltare në kabinetin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme në monitorimin e burgjeve në Shqipëri.

Demollari vjen në krye të këtij institucioni pas disa ekperiencave të rëndësishme në administratën e shtetit, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, burgjet dhe institucionet e kujdesit social.

32 vjeçarja e diplomuar në Universitetin e Tiranës për Media dhe Komunikim dhe me një Master Shkencor për Drejtim dhe Menaxhim pranë këtij Universiteti, ka një eksperiencë studimore të shtrirë në IEPV-të më të rëndësishme të vendit, drejtoritë e policisë dhe komisariatet vendore, si dhe në disa nga institucionet model të izolimit dhe kujdesit social jashtë Shqipërisë.

Demollari ka kryer trajnime mbi metodologjitë e inspektimit të burgjeve në Burgun e Palermos monitorim i përbashkët me Difensore Civico në Itali, në burgun e grave Eleona, Thiva në Greqi ku vuajnë dënimin 43 gra shqiptare si dhe në burgun Soto del Real në Spanjë.

Ajo ka studiuar gjithashtu pranë Avokatit të Popullit në Portugali mekanizmat e Parandalimit të Torturës, standardet europiane dhe problemet e mbipopullimit në burgje.

Demollari ka qenë pjesë e grupit të trajnuar për inspektimin e institucioneve të kujdesit social pranë Avokatit të Popullit të Republikës Çeke.

Për një periudhë 4 vjeçare ka qenë një nga drejtueset dhe orientueset e Projektit Danez ” Forcimi i kapaciteteve të Avokatit të Popullit:monitorimi i burgjeve, pushteti vendor dhe organizatat e shoqërisë civile. Kryeredaktore e revistës së përmuajshme të Avokatit të Popullit dhe gjendjes të së Drejtave të Njeriut në Shqipëri.

Drejtorja e re e burgut të grave së fundmi ka punuar në kabinetin e Drejtores së Përgjithshme të Doganave, Belinda Ikonomi.

Denonco
Loading...