Dritan Gina, burri i Rovenës kërkoi 70 mijë euro ryshfet, Adriatik Llalla e mbrojti dhe e dërgoi nga Task Force te minorenët. Model korrupsioni në prokurori

itan Gina, burri i Rovenës kërkoi 70 mijë euro ryshfet, Adriatik Llalla e mbrojti dhe e dërgoi nga Task Force te minorenët. Model korrupsioni në prokurori

Dritan Gina është burri i Rovena Gashit, por dhe “ortak” i Adriatik Llallës, ish Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë deri më 7 dhjetor të vitit të kaluar. Themi “ortak” me Llallën jo për të përligjur legjendat urbane që janë përhapur andej këndej, por sepse duke e bërë drejtues të Prokurisë së Elbasanit Dritan Ginën si dhe duke e ngritur fort në detyrë bashkëshorten e tij Rovena Gashi në Prokurorinë e Përgjithshme, aq sa nuk dilte shkresë pa miratimin e saj, Llalla futi në dorë çështjet më të rëndësishme për të bërë politikë dhe lekë. Por se prokuror Dritan Gina është shumë tahmaçar, kërkonte pasurim të shpejtë, si të gjithë prokurorët e Berishës dhe Metës.

Pasi vite më parë Gina i ka kërkuar ryshfet për mbylljen e një çështjeje në ngarkim të tij ish drejtorit të Portit të Durrësit Eduart Ndreu. Dhe nuk i ka kërkuar pak, vetëm 70 mijë euro të “vogla”. Madje duke i thënë se po i bëntë privilegj sepse mund të kishte kërkuar dhe dyfishin. Për këtë ka një përgjim të sherbimeve.

 Këtë presion për ryshfet që Dritan Gina e ka bërë në kohën kur ka qënë prokuror i Task Force, dhe për këtë ka përgjime SHISH, përgjime që janë zbardhur dhe janë në dizpozicion të organit të akuzës. Gjë që i kushtoi përplasjen me ish presidentin Bujar Nishani që kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të tij, dorëheqjen madje dhe si prokuror. Tik Llalla e mbrojti me fanatizëm duke e transferuar nga Task Force prokuror te çështjet e minorenëve. E mbrojti vetë ortaku i tij në këto punët e pista, ish kryprokurori Adriatik Llalla. I cili i kishte deleguar gjithçka Rovenës, gruas së Dritan Ginës dhe të tre si një model i neveritshëm korrupsioni në prokurori bënin lekë dhe shërbenin politikisht. Dhe për të shërbyer më mirë, Llalla e komandon në krye të prokurorisë së Elbasanit Dritan Ginën. Ndërsa Rovena Gashin e mban në Tiranë, thuajse zv.Prokurore të Përgjithshme. E cila kishte dorë të lirë për gjithçka, gjë që e ka pranuar dhe vetë në padinë që ka ngritur kundër kryeprokurores aktuale Arta Marku. Por dhe Dritan Gina i shërbeu Llallës. Madje zhduku dhe dosjet e prokurores Armanda Xhaferri, duke ia vjedhur në zyrë. Për këtë ka edhe një padi penale nga Xhaferri por dhe dosja ka shkuar në ambasadën e SHBA në Tiranë.

Në vjedhje ka qënë përfshirë vetë ish kryprokurori Adriatik Llalla, mbi të cilin bie dyshimi kryesor për zhdukjen e këtyre dosjeve të rënda. Kjo për shkak se, njëra prej tyre kishte të bënte me kushurinjtë më të afërt të vetë Llallës dhe ish Kryeprokurori përmes burrit të Rovena Gashit, Denis Gina në krye të prokurorisë së Elbasanit, i zhduku këto dosje. Për më tepër që filloi dhe reprezaljet ndaj prokurores denoncuese, pasi prokurorja Armanda Xhaferri po drejtonte hetimet mbi shoqërinë “Debit Collection”, pronë e ortakeve Tomorr dhe Erion Llalla të dyshuar për veprën penale të pastrimit të parave dhe të produkteve të veprës penale.

Ndërkohë sipas medieve procedimi tjetër penal, që i është vjedhur në zyrë prokurores Armanda Xhaferri, për të cilin ka bërë dononcimin përkatës ka të bëjë me abuzimet marramendëse të provuara në territor në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.

Kompania ndërtuese e kësaj rruge po hetohet rreth dyshimeve për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën dhe zyrtarë të ARRSH po hetohen rreth dyshimeve për shpërdorim te detyres lidhur me ndertimin e kesaj rruge, lekë të cilat përmes ish drejtorit Xhika të LSI kanë kaluar në xhepat e Metës. Por dhe dosjet për hetimet për dy çeshtje përvëluese.

E para lidhej me një procedim penal ndaj kompanise KURUM, ish administratorit dhe drejtorit me të madh ne kompani, të dy te dyshuar për mashtrim dhe pastrim te produkteve të vepres penale. Pra burrë e grua që militonin në Prokurori në shërbim te Llalles në të gjitha pozicionet, Dritan Gina e Rovena Gashi, u interesonte që çështja KURUM të mos zbulohej.

Ndryshe kompromentonte rëndë dosjen e Orest Sotës dhe bën akoma me te vertete alibinë e tij dhe të babait sipërmarrës, sipas të cilëve paratë ishin për KURUM, kompaninë nën hetim nga Armanda Xhaferri për përfshirje në trasaksione cash pas falimentit të vetëshpallur.

Çeshtja e dytë lidhet serish me kompanine Kurum, nën dyshimet për ndotje masive të ajrit. Nën hetim janë vënë drejtuesit e Inspektoriatit Mjedisor në Elbasan të përfshire në një shpërdorim detyre në rastin në fjalë. Dhe këto të Ilir Metës dhe LSI.

Pra Prokurori Denis Gina gjatë ushtrimit të detyrës që nga Task Force e deri në kryeprokuror në Elbasan ka kërkuar 70 mijë euro ryshfet për të mbyllur një çështje në ngarkim të një zyrtari të korruptuar, ka mbyllur dosjet e Llallës, të Metës dhe njerëzve të tyre që kanë abuzuar dhe i ka shërbyer Berishës dhe Metës për të akuzuar Saimir Tahirin.

Kjo është pjesa e dukshme sëpaku. Një prokuror model i të korruptuarit, dhe ku mirë bën Arta Marku që ka ngritur në prokurori një grup pune për të evidentuar shkeljet e prokurorëve./Pamfleti.com

 

Denonco
Loading...