Dulja thërret skandal? Po thirrja “hyr në zgjedhje”, është më normalja në demokraci!

1
Dulja thërret skandal? Po thirrja
Dulja thërret skandal? Po thirrja "hyr në zgjedhje", është më normalja në demokraci!

 

Ka disa orë që disa media pranë disa qarqeve pranë opozitës po thërrasin “skandal” pas një shashke të Vangjel Dules, i cili nuk se është kampioni i seriozitetit politik apo etaloni i një sjellje brenda politikës prej xhentelmeni.

Vangjel Dule pohon se një diplomat i ka thënë kreut të PBDNJ-së se do të ishte normale dhe e udhës që partitë aleate të mos ndjekin PD-në dhe të futen në zgjedhje!

Reklama

Siç dhe e deklaroi Dule, kjo është një këshillë edhe pse diplomatike, jo formale. Pas kësaj Andi Bushati dhe Blendi Fevziu e cilësojnë një skandal të madh, pasi po i futet një thikë pas shpine opozitës.

Po si mund të jetë thikë pas shpine një thirrje: futu në zgjedhje, kur kjo është gjëja më normale në botë, dhe këtë thirrje jo vetëm diplomatët por të gjithë qeveritarët e Perëndimit ia kanë bërë Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës live, në privat dhe publik?!

Zhurma që po hedhin dy gazetarët e njohur, është vetëm njëanshmëri që anon nga opozita, pasi disa vjet më parë, ata kanë kryqëzuar Edi Ramën që kishte vendosur të mos shkojë në parlament në kohën e grevës së urisë së opozitës dhe përkrahnin, nxitnin, madje edhe glorifikonin Ben Blushin, Arben Malajn, Andis Harasanin apo edhe të tjerë që nuk ishin në një qëndrim me grupin parlamentar të PS-së.

Do të ishte gjest jo normal nëse diplomatët do tí thonin PD-së dhe aleatëve të saj që mos hyni në zgjedhje, bojkotoni institucionet, përhapni  panik, fake news-e etj siç po ndodh këto ditë, e siç ndodhi me famëkeqin tren toksik që u nis e u bitis vetëm në faqen e portaleve që paguhen e u paguan nga mafia.

Bushati dhe Fevziu duhet të thonë në radhë të parë se ata kundërshtojnë zgjedhjet si parim, pjesëmarrjen si mundësi dhe më pas të merren me diplomatët.

Nuk ka asnjë gjest normal këtu dhe çdo tym rreth kësaj është thjesht një përpjekje për tí dhënë oksigjen logjikës të intoksikuar të Lulzim Bashës që nuk merr ajër nga zhvillimi normal.

Zgjedhjet janë A-ja e çdo sistemi demokratik./Pamfleti.com

Loading...

Lini nje koment