Dy parti që fshihen pas fustanit transparent të Rovena Gashit

Dy parti që fshihen pas fustanit transparent të Rovena Gashit

(Skandal) Prokurorja e përgjithshme me mandat të përkohshem Arta Marku, po përpiqet të kthejë ligjshmërinë në strukturën e prokurorisë nga Tirana në rrethe.

Por mesa duket duhet të vendosë edhe rendin.

Burre e grua që duan veç të militojnë në prokurori si drejtues-Rovena e Dritan Gashi, “kanë vrarë e kanë prerë” gjatë pesë viteve të fundit nën pushtetin e Adriatik Llallës. E kishin si të tyrin, ndaj kanë marrë poste e privilegje pa fund, të pamerituara e në kundërshtim me ligjin.

Tani nuk duan ti humbin. Po i humbin dhe reagimi i tyre-i gruas më i përmbajtur dhe i burrit të gruas prej palaçoje, po cënon rëndë autoritetin e prokurorisë si institucion.

Një ditë pasi u lirua nga detyra si prokuror i komanduar në Elbasan, Dritan Gina paraqiti sot te Krimet e Rënda një padi për shpërdorim detyre për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Burri qe u be gaz i botes jo se ia tregonin gruan si “dashnoren e Tikut”, por se i pire deri ne taposje shkaktoi nje aksident qe mund te kish hedhur ne ere 1/5-ten e Elbasanit, thote se ligjshmeria mbi komandimin e tij i ka cenuar figuren si profesionist.

“Sot u paraqita për të bërë kallëzim penal ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, si dhe kam kërkuar gjykimin e padisë civile në të njëjtin proces për cenim të figurës time si profesionist. Arta Markun e kam kallëzuar për shpërdorim detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Është kompetencë e Krimeve të Rënda për shkak të subjektit”, tha prokurori Gina.

Natyrisht që kjo është shumë përveçse e pandodhur më herët.

Burrë e grua po gjejnë edhe hapësirë mediatike, të blerë nga partitë politike që i kanë, PD e me shumë LSI, duke rrënuar edhe me imazhin e tyre nga njëpërdorimshi që po konsumojnë.

Megjithatë, duhet ti jepet fund me këtë Palaco!

Denonco
Loading...