E vërteta e abuzimit me ilaçet; si Ministria favorizon monopolin Profarma të Tom Doshit që prodhon mallra e jo barna

Tregu i barnave në Shqipëri vazhdon të jetë në dorë të monopoleve, shteti nuk ndalon dot abuzimet dhe as lejon një mjedis të tregëtisë së lirë.

Sipas të dhënave të INSTAT, bëhet fjalë për një rritje të konsiderueshme të barnave të importuarra, të cilat çmimet i kanë më të larta. Ndërkohë që ka një stanjacion të prodhimit vendas.

Duhet thënë se Shqipëria ka pasur një stabiliment të rëndësishëm prodhimi ilaçesh, i cili arrinte të prodhonte produktet bazë për shëndetësinë, si ato të prodhimit spitalorë por edhe barnat kryesore, deri tek antibiotikët bazik si penicilina.

profarmaPas vitit 2000 Profarma shkoi në duar të përqëndruara, përkatësisht të deputetit Tom Doshi, i cili ka monopolin e tregut farmaceutik.

Por ndryshe nga ajo që duhet të ndodhte, pra që Profarma të arrinte të mbushte pjesën bazike të tregut me çmime të përballueshme, dhe importi të ketë vetëm ilaçet e fjalës së fundit, po përballemi me një fenomen të kundërt.

Tregu ka një deformim, pasi vetë profarma është një aktor jo vetëm prodhues në treg, duke u futur në grupin e lobit të barnave të importuara.

Kjo vjen edhe si pasojë e një refuzimi në treg nga qytetarët të mallrave të vendit, si pasojë e mos efektit real të tyre. E mbani mend para 20 vitesh që aspirina shqiptare ishte e kërkuar pasi ishte e lirë dhe kishte efekt?

Sot ky mall nuk e ka as atë cilësi e as atë kërkesë, pasi si aspirina po ashtu edhe paracetamoli kryesisht merren si kusur nga qytetarët.

Po ashtu edhe materialet shëndetësore si serumet apo pajisjet mbështetëse sigurohen të gjitha nga importi për mos arritje të kapacitetit të fabrikës së vendit.

Dhe këtu hyn në lojë Ministria e Shëndetësisë, që duhet të vendosë rregullat e funksionimit të tregut për një produkt që nuk është i tillë, por është element bazik që është shëndeti i qyetarëve.

Ekzistenca e një monopoli siç është profarma e Tom Doshit, kësaj të fundit i është dhënë një pozicion mjaft i privilegjuar në treg, pasi ka mundësinë të arrijë fitime kolosale prej kontratave qeveritare të garantuara.

Ndërkohë ministria nuk ka vendosur asnjë kusht apo më mirë të thuhet standard për tu arritur, siç ndodh në të gjithë botën.

Le të marrim një shembull; Sllovenia që është një prodhues i njohur barnash, KRKA si operator me kapital publik, pra jo privat, nuk është i privilegjuar në treg. Por shteti e favorizon me kontrata të garantuara për spitalet, qendrat shëndetësore dhe farmacitë.

Këtë e bën jo duke favorizuar artificialisht një operator, por me kushte tejet logjike që sigurojnë kushte të favorshme, furnizim të shpejtë, mall cilësor dhe me çmim të ulët.

Kompania flamur vendase është e detyruar të zbatojë një protokoll që është miratuar në Parlamentin e vendit për të garantuar një shërbim shembullor tek qyetarët.

Tek ne jo vetëm që nuk ka një protokoll të tij, por ka një situatë ku kompania flamur është private, kontrollohet nga një deputet i Kuvendit dhe ka pozicion monopol të treg.

Dhe si monopol nuk ka asnjë detyrim, por e kundërta Ministri Ilir Beqaj kryen detyrimet apo kufizimet që i vë Ilir Beqajt.

Kjo sepse Profarma nuk ka as kufi, plan apo standard të përcaktuar qartë, por vetëm një rrëmujë kapitaliste tallava, ku një biznesmeni i intereson vetëm fitimi dhe në bazë të një prodhimi që nxjerr rifuxho, qoftë edhe skarco.

Me vetëm një panoramë të dhënash kuptohet gjithçka.

Importet e produkteve farmaceutike kanë shënuar një rritje në gjashtë muajt e parë të këtij viti, për herë të parë që nga 2011-a, sipas statistikave të detajuara nga INSTAT.

Për periudhën janar qershor 2014, produktet farmaceutike të importuara arritën në 10.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 18% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rritje vjen pas një periudhe dy vjeçare, ku tregu i importeve të barnave kishte shënuar një peruidhë stanjacioni.

Sipas muajve, importet e produkteve farmaceutike janë rritur me ritme të shpejta në periudhën prill-qershor, që përkon me kohën e heqjes së TVSH-së prej 10% të barnave.

Bie në sy, që rritja e importit të vlerën totale ka ardhur në pjesën më të madhe nga shtrenjtimi i çmimit për njësi të barnave të importuara (vlera totale/kg) sesa nga rritja e sasisë së barnave të importuara, duke mos reflektuar ndonjë shtim të ndjeshëm të konsumit. Në sasi, importet për gjashtë mujorin janë rritur me vetëm 6%.

Pra operatori prodhues është futur në lojën e mallit të importit. Ka të dhëna që në Kosovë është ndërtuar një fabrikë barnash që punon me mall gjysmë të gatshëm nga profarma. Dhe disa barna që vijnë nga Kosova kanë pozitën monopol. Dhe janë antibiotikë të rëndësishëmm. Nuk kanë cilësi, por nuk lejohen alternativat. Ja pra çelësi sesi manovrohet. Por për këtë fenomen, aktualisht ka vetëm indicje se po të kishte prova autentike do të përbënte krim shumë të rëndë penal. Me këtë normalisht që duhet të merren organet kompetente, media sjell vetëm sensibilitetet./pamfleti.com (vijon…)

 

PËRGJIGJU