Editorial/ Kush ia grisi “urdhër mbrojtje”-n Fildes Hafisit?

Editorial/ Kush ia grisi “urdhër mbrojtje”-n Fildes Hafisit?
Editorial/ Kush ia grisi “urdhër mbrojtje”-n Fildes Hafisit?

Megjithëse e dija qysh më parë se kush e frymëzoi atë që ekzekutoi me dy plumba gjyqtaren Fildes Hafizi në Tiranë, nuk kisha ndërmend ta denoncoja. Thjesht po mëdyshesha të flisja apo jo për një gjë që mendoja se dihej nga të gjithë… As tani nuk do ta bëja, po të mos kishte hapur gojën Presidenti i Republikës dhe Kryetari i KLD Ilir Meta dhe të dëgjoja deklaratën me zotimin e tij: “se nuk do të falë në amnistinë e fundvitit asnjë të dënuar për krime në familje.”…

Por meqë foli ai, marr guximin dhe po e tregoj me gisht drejtpërdrejt frymëzuesin e vrasësit të Fildes Hafizit. Sipas meje, ai është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ish bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, në sfondin moral të kohës kur shkrepi pistoletën dy herë mbi të, është vetëm ekzekutori rastësor i saj. Po mundohem ta ftilloj më qartësisht kallëzimin tim për vrasjen në fjalë dhe sfondin ligjor të kohës që u krye: Më 12 qershor 2017, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako u akuzua publikisht nga Presidenti i zgjedhur i Republikës Ilir Meta si: “Haki Droga, një i përdorur nga trafikantët që nuk duhet të përdorë policinë për inskenime mafioze tipike të tij…”

Pas kësaj, si për të mbyllur çdo alibi juridike se kujt Hakiu i drejtohej akuza shumë e rëndë, i akuzuari Haki Çako iu përgjigj Presidentit me një deklaratë të gjatë. Aty, duke shpjeguar detyrën e tij dhe të atyre që drejton në Policinë e Shtetit përgjatë fushatave elektorale, Haki Çako pranoi publikisht se, ai dhe asnjë Haki tjetër, ishte akuzuari nga Presidenti i zgjedhur i Republikës si: “Haki Droga”. Pas kësaj akuze publike të bërë nga figura më e lartë e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, sipas meje, duhet të kishte vepruar në çast në mënyrë ligjore: Ose të kishte çuar në Prokurori kallëzimin për “shpifje për shkak të detyrës” ndaj atij që e akuzoi botërisht si “Haki Droga”, ose të dorëhiqej nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Ai nuk bëri as njërën dhe as tjetrën. Dmth, nuk e pati për gjë, që na u paraqit publikisht si i pazoti të mbrojë veten e tij nga akuza tejet e rëndë që i bëhej nga shtetari më i rëndësishëm i vendit.

Haki Çako nuk mendoi për asnjë çast se marrëdhënia mes drejtësisë dhe ligjit u shkërmoq përfundimisht dhe se në këto kushte, krimi mori krahë. Ai vazhdoi të firmoste për të tërhequr rrogën në borderonë e shtetit me President Ilir Metën.

Bash për këtë: Haki Çako, me mosveprimet e tij për të mbrojtur institucionin e titullarit më të lartë të Policisë së Shtetit nga akuza e rëndë, që nga data 12 qershor 2017, për mua është frymëzuesi i të gjithë vrasësve e kriminelëve që veprojnë në Shqipëri. Edhe i Fadil Kasemit që shtiu më 31 gusht 2017 me dy plumba mbi ish gruan e tij.

Haki Çako, me mosveprimin e tij ndaj fyerjes publike Haki Çako, me mosveprimin e tij ndaj fyerjes publike që iu adresua drejtpërdrejt, “grisi” dhe bëri të pavlefshëm çdo “urdhër mbrojtje”-je që mbajnë të rrezikuarit në Shqipëri. Ai dhe askush tjetër, e “grisi” edhe atë që mbante në xhep gjyqtarja Fildes Hafizi. Për këtë, Haki Çakos, miqësisht do t’i sugjeroja që të gjejë kohë e t’i kërkojë sa më parë ndjesë fëmijëve dhe prindërve të së ndjerës Fildes Hafizi dhe pse jo, edhe ekzekutorit mjeran Fadil Kasemit. Meqë ra fjala tek i mjeri Fadil, dua t’i kujtoj gjykatësve të tij të shohin mundësinë e lirimit të tij edhe nga akuza “për armëmbajtje pa leje”. Sipas mendimit tim, për këtë veprim, Fadil Kasemi s’ka bërë gjë tjetër, veçse i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, kur, më 17 qershor 2017, bëri thirrje publike për “t’u armatosur!”… Madje, pas dy ditësh, i ftuar në emisionin “Opinion”, pyetjes së një qytetari në telefon, se ku do t’i gjente armët për të armatosur popullin pasi në Shqipëri nuk ka dyqane armësh, përgjigjja e Presidentit Meta në ligjëratë të drejtë ka qenë kjo:

“Dihet ajo shprehja, në mos kini armë gjeni, ja rrëmbeni atij qeni”.

Në deklaratën e tij (4/9/2017), po në ligjëratë të drejtë Ilir Meta na kujton pikësëpari se: “Në cilësinë e Presidentit të Republikës, të kompetencave që më njohin Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, po bëj publike këto nisma:Duke qenë se deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ushtroj funksionin e Kryetarit të KLD, kam kërkuar nga KLD dhe Inspektorati i saj, që në përputhje me kompetencat që iu njeh legjislacioni në fuqi, të fillojnë një procedurë për verifikimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Kavajës, më 28 prill 2016, ndaj shtetasit Fadil Kasemi.” Ja më thoni ju tani! Ka bazë ligjore ku të rrijë akuza “për armëmbajtje pa leje” ndër shqiptarë, kur thirrjen për t’u armatosur dhe vendin se ku t’i gjejnë armët na e jep vetë Presidenti, garanti i Kushtetutës, Kryetari i KLD?..

Po morali që e mban gjallë drejtësinë a e pranon që ndëshkimi i krimit të fillojë nga bishti? Kryetari i KLD Ilir Meta na propozon që hetimi për shkakun e vrasjes së Fildes Hafizit të fillojë me ata që e liruan nga burgu Fadil Kasemin më 28 prill 2016. Pra, të shtrihet gjer tek Gjykata e Kavajës?! Nuk e do më tej hetimin Ilir Meta, se duket ka merakun e Ministrit të tij të Drejtësisë, Ylli Manjanit apo atij që bëri thirrje për armë pasi “çarmatosi” Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit… /Ilir Mborja /Pamfleti.com

1 KOMENT

  1. O ilir Mborja qenke mendje pjerdhur qe ben lidhje te tilla ose gjyqin ose dorheqjen e kryepolicit Haki Cako qe politika jone kurve e akuzoi me tym me llok lloj monstruozitete nga Tirana apo Dibra apo nga Skrapari apo Duresi dhe vlora, dhe ti e akuzon per krimin qe e kryejne te tjeret. Ne kushtet kur ligji nuk mbron policin sulmi dhe i gazetarit eshte plotesisht dashakeqes ne emer te mbrojtjes se shtetit . Ke shkrrojtur si injorant dhe sherbetor i ndonje politikani dhe ashe tjeter.

PËRGJIGJU