Editorial/ Të mallkuar apo të papërgjegjshëm!

1
Editorial/ Të mallkuar apo të papërgjegjshëm!
Editorial/ Të mallkuar apo të papërgjegjshëm!

Por edhe kur ata flasin në “shqip” ne i kuptojm me “dialekte”. Edhe kur ata flasin hapur dhe pa fjalor diplomatik, ne i fyejmë me fjalor asocialësh.

Shkruan: Kolë Gjoka

Të duket e pabesueshme por është realiteti. Në momentet më vendimtare të demokracisë Shqiptare, në rrugtimin drejtë demokracisë perëndimore ndodhin përplasje të forta politike midis palëve. E them qëllimisht midis palëve, për mungesën e dallimeve programore midis “partive” të majta dhe të djathta. Dhe kjo, fatkeqsisht, nuk është hera e parë. Natyrisht që nuk pritej që ky udhtim të ishte në një autostradë, por minimalisht një rrugë me kalldrëm. Por kurrsesi nuk mund të ishte ky udhëtimi ynë, një udhetim në një fushë të vetëminuar.

Reklama

Ta quash këtë fakt mallkim është pak. Më shumë i shkon për shtat të quhet papërgjegjshmëri politike dhe kombëtare!

Kjo papërgjegjshmeri besoj se ka një prapavijë të qartë gjeopolitike.

A ka lidhje me pozicionin gjeografik të Shqipërisë ?

Po, dhe lidhje shumë të fortë historike.

Këtë pozicion, në historinë tonë kombëtare, shpesh herë kemi patur rastin ta shfrytëzojmë për të realizuar interesat tona kombëtare. Por kjo asnjëher nuk funksionoi në kompleks. Gjithmonë dolën në pah ndasitë dhe mendësitë orientale. Atëherë këto mendësi ishin nga halli, kurse tani janë nga malli.

Kjo gjë shikohet qartë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Një dritë e vetme shprese, e kohëve të fundit, mbetet deri tani pozicionimi i politikanëve shqiptarë në Malin e Zi dhe së fundi në Maqedoni.

Por kjo nuk mjafton në këto kohë ciklonesh.

Kam patur rastin të bisedoj me shumë politikanë perëndimorë të cilët njohin shumë mirë Ballkanin në tërësi dhe Shqipërinë në veçanti. Kam dëgjuar shumë nga opsionet dhe idetë e tyre. Ata nuk kuptojnë që idetë e tyre diplomatike ne i përkthejmë sipas interesit tonë! Por edhe kur ata flasin në “shqip” ne i kuptojm me “dialekte”. Edhe kur ata flasin hapur dhe pa fjalor diplomatik, ne i fyejmë me fjalor asocialësh.

Mbi këto ide kam patur rastin të bisedoj edhe me politikanë shqiptarë.

Mbi përgjigjen e një politikani të lartë, për mundësinë e një kualicioni të madh PS-PD, kam mbetur i shokuar.

“Një gjë e tillë është shumë Europiane”. Një kohë të gjatë pyesja veten, ku jetojmë ne në të vërtetë?!

Gjithësesi vallja nuk hidhet solo. Së pari duhet të kthehemi në realitet. Të kuptojmë që kundërshtari politik mund të jetë edhe shoku ynë, minimalisht bashkëbiseduesi ynë. Të kuptojnë që opozita i duhet pozitës po aq sa pozita opozitës!

Një fjalë e urtë Gjermane thotë : “shpresa vdes e fundit”./Pamfleti.com

 

PËRGJIGJU