Ekskluzive / Doganierët e Morinës vjedhin 1 miliard lekë, skema e kontrabandës dhe emrat e përfshirë

Ekskluzive / Doganierët e Morinës vjedhin 1 miliard lekë, skema e kontrabandës dhe emrat e përfshirë

 Ja doganierët që kaluan kafen pa paguar detyrimet doganore, mister peshku i madh që fshihet pas, Arta Marku para një prove të fortë

Në doganën e Morinës vidhet dhe lulëzon kontrabanda. Në shkelje të plotë të ligjeve dhe udhëzimeve, doganierët e kësaj pike, për një periudhë të shkurtër kohore, në këtë pikë doganore janë vjedhur 1 miliard lekë. Këto para duhet të shkonin në buxhetin e shtetit, por ata kanë përfunduar në xhepat e doganierëve dhe të subjekteve që kanë përfituar, duke futur mallrat në vend, kryesisht kafe, duke shmangur tarifat sipas ligjeve në fuqi. Konstatimet janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një kontrolli në këtë pikë doganore, e përfolur gjithnjë për kontrabandë. Gjithsesi, nuk dihet se cili është peshku i madh që fshihet pas këtij abuzimi, por e sigurt është se kjo aferë është vetëm nga nja të shumtat. Kjo është një tjetër sfidë për prokurorinë për të nisur arrestimet.

Më konkretisht ja çfarë thotë KLSH:

“Nga auditimi i dokumentacionit tregtar bashkëlidhur praktikave doganore IM4 dhe procedurave të ndjekura lidhur me deklarimin e mallrave, rezultuan raste të: trajtimit me origjinë preferenciale të artikujve me deklaratë faturë, nga sektori operacional, vlera e të cilëve e kalon 6000 euro; keqklasifikimit të artikujve; si dhe shqyrtim jo si duhet i vlerës doganore të mallrave dhe shpenzimeve të transportit, veprime këto, jo në përputhje me kërkesat e: nenit 1, germa “l” Titulli I, nenit 22 dhe nenit 26, Titulli V, të Udhërrëfyesit të MSABE “Mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale të përdorura në tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Vendeve të tjera sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë”; nenit 34-37, nenit 256.2, nenit 256.4, nenit 261.1, nenit 261.2 dhe nenit 261.3 të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Udhëzimit nr. 25, datë 30.11.2007 të Ministrit të Financave “Për procedurat e shqyrtimit të vlerës doganore”, nxjerrë për këtë qëllim si dhe Udhëzimit nr. 5883 prot., datë 16.05.2006, të Drejtorit të Përgjithshëm të DPD “Dokumenti i detyrueshëm për vërtetimin e origjinës preferenciale”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka identifikuar edhe emrat përgjegjës të doganierëve për këtë sekmë abuzimi. KLSH ka kërkuar të merren masa.

KLSH thotë:

-Për Z. A. K., me detyrë dhe me cilësinë e specialistit të kontrollit aposterior për problemet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale referuar nenit 14.4 të Rregullores së Brendshme të Degëve Doganore nr. 19095/2 prot., datë 12.11.2012, për veprime jo në përputhje me kërkesat e nenit 285, pika 3, pika 4, të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi për shkeljet e konstatuara nuk ka mbajtur procesverbal konstatimi, si dhe për rastet që janë konstatuar me shkelje për të cilat ka mbajtur procesverbal konstatimi të pa dorëzuar në protokollin e institucionit.

-Për Z. F. E., me detyrë dhe me cilësinë e doganier regjime/akcizë/përjashtime, për problemet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale referuar nenit 15.15 të Rregullores së Brendshme të Degëve Doganore nr. 19095/2 prot., datë 12.11.2012, për veprime jo në përputhje të kërkesave të nenit 273, pika 1, të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi për subjekte që kanë shkelur autorizimin e Regjimit të Lejimit të Përkohshëm ka lëshuar vërtetime që nuk kanë shkelur regjimin e sipërcituar si dhe për procesverbal të mbajtur për shkelje në fushën e akcizës jo në përputhje me kërkesat e nenit 85, pika 2, nenit 90, pika 1 dhe 11 të Ligjit nr. 61/2012, datë 24.05.2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

-Për Z. S. E., me detyrë dhe me cilësinë e doganier kontrollit dokumentar klasifikim,

vlerësim, kontroll fizik, për problemet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale,

referuar nenit 15.13 të Rregullores së Brendshme të Degëve Doganore nr. 19095/2 prot., datë  12.11.2012, për veprime jo në përputhje të kërkesave të: Titullit I, neni 1 “Përkufizimet”, gërma “l” të Udhërrëfyesit të MSABE “Mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale të përdorura në tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Vendeve të tjera sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë”; të nenit 33-37, nenit 256, pika 2, nenit 256, pika 4 dhe nenit 261, pika 1, të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi për dërgesa mbi 6000 euro, janë trajtuar me origjinë preferenciale pa dokumentin e detyrueshëm për vërtetimin e origjinës preferenciale, si dhe për shkelje të ndryshme në fushën doganore nuk ka mbajtur procesverbal konstatimi.

-Për Z. B. D., me detyrë dhe me cilësinë e doganier kontrollit dokumentar klasifikim, vlerësim, kontroll fizik, për problemet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale, referuar nenit 15.13 të Rregullores së Brendshme të Degëve Doganore nr. 19095/2 prot., datë 12.11.2012, për veprime jo në përputhje të kërkesave të: Titullit I, neni 1 “Përkufizimet”, gërma “l” të Udhërrëfyesit të MSABE “Mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale të përdorura në tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Vendeve të tjera sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë”; të nenit 33-37, nenit 256, pika 2, nenit 256, pika 4 dhe nenit 261, pika 1, të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi për dërgesa mbi 6000 euro, janë trajtuar me origjinë preferenciale pa dokumentin e detyrueshëm për vërtetimin e origjinës preferenciale, si dhe për shkelje të ndryshme në fushën doganore nuk ka mbajtur procesverbal konstatimi.

-Për Z. D. E., me detyrë dhe me cilësinë e doganier kontrollit dokumentar klasifikim, vlerësim, kontroll fizik, për problemet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale, referuar nenit 15.13 të Rregullores së Brendshme të Degëve Doganore nr. 19095/2 prot., datë 12.11.2012, për veprime jo në përputhje të kërkesave të: Titullit I, neni 1 “Përkufizimet”, gërma “l” të Udhërrëfyesit të MSABE “Mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale të përdorura në tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Vendeve të tjera sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë”; të nenit 33-37, nenit 256, pika 2, nenit 256, pika 4 dhe nenit 261, pika 1, të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi për dërgesa mbi 6000 euro, janë trajtuar me origjinë preferenciale pa dokumentin e detyrueshëm për vërtetimin e origjinës preferenciale, si dhe për shkelje të ndryshme në fushën doganore nuk ka mbajtur procesverbal konstatimi. (Trajtuar hollësisht në faqet 30-45 dhe 63-81 të Raportit Përfundimtar të Auditimit);

 -Mbështetur në faktet dhe provat nga auditimi në terren si dhe në kundërshtitë midis ish – Titullarëve të Degës së Doganës Morinë me specialistin e kontrollit aposterior në takimin përmbyllës midis niveleve drejtuese të zhvilluar në Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit, të ushtrojë një hetim administrative lidhur me shkeljet e konstatuara nga specialist i kontrollit aposterior dhe shkallën e përfshirjes së ish drejtuesve për mos trajtimin e tyre, dhe në përfundim, mbi bazën e fakteve dhe provave mbështetur në nenin 59, pika 4, gërma “b”, të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” dhe pikës 11, Kreu II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave 115, datë 05.03.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”, kërkojmë të fillojnë procedurat për dhënien e masës disiplinore:

 -Për Z. B. D., me detyrë përgjegjës sektori në Drejtorinë e Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në cilësinë e kryetarit të degës doganore, për problemet e konstatuara në kryerjen e detyrave funksionale, referuar nenit 13 të Rregullores së Brendshme të Degëve Doganore nr. 19095/2 prot., datë 12.11.2012, përsa i përke vijueshmërisë së trajtimit të shkeljeve doganore të konstatuara nga specialist i kontrollit aposterior. (Trajtuar hollësisht në faqet 63-81 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)./Pamfleti.com


Loading...

Loading...
Loading...