Elbasan, aksidentoi me makinë të miturin, arrestohet 19 vjeçari

Elbasan, aksidentoi me makinë të miturin, arrestohet 19 vjeçari

Një 19 vjeçar në Elbasan, është arrestuar nga policia, pasi ka aksidentuar një fëmijë 6-vjeçar me iniciale N.T.

I mituri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia bën me dije se 19 vjeçari, Klint Lulja ishte duke drejtuar një makinë tip “Smart” në rrugën “25 Nëntori”, ku edhe ka aksidentuar 6 vjeçarin.

Materialet për këtë askident i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

 Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” me targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.T., 6 vjeç banues në Elbasan, I cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal./ Pamfleti.com