Faksimile/ Zbulohet lidhja e Shkëlzen Berishës me Nuel Kalaj. Drejtori çek: Takimin me “të birin” (Zenin) do ta bëjmë pas ardhjes së kryeministrit (Berishës)

Shkëlzen Berisha e mohoi shkarazi dje, lidhjen e tij me sekserin Nuel Kalaj.

Por, dëshmia e drejtorit çek të CEZ në Tiranë, Josef Hejsek, tregon qartë lidhjen e tij me sekserin.

Hejsek i shkruan nëndrejtorit të CEZ në Çeki, se do të takohej me Zenin, bashkë me Nuel Kalaj.

Reklama

Dje Komisioni Hetimor Parlamentar per hetimin e privatizimit te OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova te rendesishme lidhur me nje person te quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas deshmive te deritanishme ka qene “sekseri” i marteses se qeverise shqiptare te asaj kohe te drejtuar nga Sali Berisha me kompanine CEZ.

Komisioni ka administruar nga nje banke e novelit te dyte disa llogari bankare te Nue Kalaj, i cili ka marre nga CEZ transferta bankare disa milione euro.

Keto shuma me pas i ka terhequr cash me 16 qershor 2009, vetem pak dite para zgjedhjeve te vitit 2009.

Gjithashtu Komisioni ka kerkuar informacione shtese nga banka, por edhe nga banka te tjera, pse CEZ i ka bere keto transferta tek ky individ dhe ku i ka cuar parate cash Nue Kalaj.

Per Nuel (Nue) Kalaj ne deshmine e deshmitarit Romeo Karra ne Komisionin Hetimor rezulton te kete qene edhe ndermjetesi i kontakteve dhe bisedave ndermjet Qeverise shqiptare dhe kompanise CEZ.

Sot po publikojme nje nder shume provat e pakontestueshme, e cila deshmon qarte rolin qe ka luajtur Neul Kalaj.

Ai ka qene i lidhur me te birin e kryeministrit te asaj kohe, Sali Berishes.

Kjo kuptohet qarte ne kete e-mail ku drejtori çek ne Shqiperi, Josef Hejsek, i thote n/drejtorit te CEZ-it ne Prage, Tomas Pleskac, se do ta priste bashku me Nuelin ne aeroport, ne sallonin VIP.

Hejseku thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me te birin do ta shtyjme per neser, pas ardhjes se kryeministrit.

Pra kuptohet qe Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it ne Prage), se bashku me Hejsekun dhe te tjere jane takuar me kryeministrin dhe pastaj me te birin e tij.

Sot nuk po bej asnje pyetje. Pyetjet do t’i behen ne komsion hetimor dhe me pas.

Hetimi parlamentar vazhdon”, shkruan kryetari i Komisionit Hetimor për aferën e CEZ, Taulant Balla.

Reagon sekseri: Nuk i fshihem drejtësisë

Pasi nuk është paraqitur në komisionin hetimor parlamentar për çështjen CEZ, Nuel Kalaj, i dyshuari për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke në privatizmin e OSHEE-së në 2009, ka reaguar përmes një email-i.

Ai thotë se, këto ditë ndodhet në Kosovë për arsye familjare, ndërsa njoftimin për t’u paraqitur në komision e ka marrë vetëm një ditë para mbledhjes.

Kalaj thotë se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike e kishte të pamundur të udhëtonte në Tiranë. I dyshuari si sekser thotë se, në asnjë rrethanë nuk do të fshihet dhe nuk do t’i largohet përgjegjësisë sa i përket kësaj çështjeje.

Kalaj mbron aktivitetin e tij duke thënë se, është i mbështetur në baza ligjore dhe se marrëveshja me ÇEZ-in është kontraktuale. Pas periudhës së pushimit, Kalaj thotë se është i gatshëm të paraqitet vullnetarisht pranë komisionit parlamentar.

Unë Nuel Kalaj dëshiroj të informoj se në lidhje me ftesën për tu paraqitur në Komisionin hetimor parlamentar për çështjen e CEZ.

Ndodhem në Kosovë dhe njoftimin e kam marrë një ditë përpara mbledhjes.

Për shkak të kushteve të vështira të motit e kisha të pamundur të udhëtona në  Tiranë.

Nuk fshihem dhe nuk i iki përgjegjësisë për këtë çështje.

Aktiviteti im është i mbështetutr në baza ligjore dhe marrëveshja ime me CEZ ka qenë kontraktuale.

Pas pushimit jam i gatshëm të paraqitem vullnetarisht në komisionin hetimor për CEZ”, shprehet ai.

Loading...

Lini nje koment