Fjalët e një biznesmeni me shumë të punësuar drejtuar qeverisë: mos bëni si hajduti që thërret kapeni hajdutin!

Nusja e Gogo Nushit vetëm me shmangien spektakolare të akcizës së duhanit në 5 vitet e fundit, ku në pullat e paketave të saj ka qenë e deklaruar 1mijë lekë më pak se niveli i vendosur ne 2013, i ka shkaktuar buxhetit shqiptar rreth 15milion euro dëm në vit për 5 vitet e fundit dhe 300mijë pensionistave shqiptarë u ka fshirë nga xhepi 50euro ne vit.

Shkruan: Aleksandër Gruda

Shqipëria ashtu sikurse shumë vende të dorës së tretë e të katërt, autoriteti i shtetit nuk godet kurrë mbi krimin, korrupsionin, abuzimin me pushtetin, por mbi ata që e duan dhe e respektojnë më shumë ligjin. Në lidhje me këtë si dhe për t’i celur rrugën një debati transparent të munguar për publikun shqiptar, ku përvec akuzave seriale të kohëve të fundit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij të financave Arben Ahmetaj i cili i quan biznesmenët shqiptarë si pengmarrësit e pensioneve shqiptare, të mund të dëgjohet edhe zëri i këtyre të fundit, si një komunitet i rëndësishëm në Shqipëri.

Redaksia e gazetës “Pamfleti.com” realizoi intervista telefonike random me disa nga këta biznesmenë për të vjelur mendimet e tyre dhe për të kuptuar si qëndron e vërteta. Për arsye anonimati dhe frike nga ndonjë hakmarrje vertikale ne nuk mund t’i publikojmë me emra, por faktet e përmendura, jo të paditura, s’do t’i lëmë të kalojnë indiferente. Pyetjes sonë se si e argumentonte skandalizimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Arben Ahmetaj kur kanë kqyrur tek zyra e tatimpaguesve deklarimet e biznesit me shumë të punësuar, një biznesmen i ri në moshë iu përgjigj:- “unë kam 180 të punësuar dhe një xhiro vjetore prej 1milion e 500mijë euro. Me këto lekë unë paguaj pagat e gjithë vitit të punonjësve, sigurimet, detyrimet e tjera dhe po më tepruan 100mijë euro në fund të vitit jam i lumtur. Kam 6 vjet që paguaj kredi për ndërmarrjen time dhe s’kam akoma një shtëpi timen. Për arsye të tavanit VIP renditem njëlloj me Vilma Nushin, Samir Manen, Kastratin etj, por me një ndryshim të vogël, unë biznesmeni i zakonshëm me 1milion e 500mijë euro në vit kam të punësuar 180 veta, Kastrati oil me 500milion euro xhiro në vit(10% e buxhetit shqiptar) ka të deklaruar 150punonjës, Vilma Nushi që me një dorë fiton 150milion euro tender ose 3% të buxhetit s’deklaron as 100 të punësuar.

Tani si i skandalizuar, kam unë një pyetje për Z. kryeministër Edi Rama dhe Z. ministër të financave Arben Ahmetaj, pavarësisht se asnjëri nuk jane të fushës, por llogaritë në xhep të tjerëve dinë t’i bëjnë mirë, kush i sjell më shumë dëm shtetit unë e shumë si unë apo Vilma Nushi?

Nusja e Gogo Nushit vetëm me shmangien spektakolare të akcizës së duhanit në 5 vitet e fundit, ku në pullat e paketave të saj ka qenë e deklaruar 1mijë lekë më pak se niveli i vendosur ne 2013, i ka shkaktuar buxhetit shqiptar rreth 15milion euro dëm në vit për 5 vitet e fundit dhe 300mijë pensionistave shqiptarë u ka fshirë nga xhepi 50euro ne vit. Edhe sikur të na shtrydhni mua e nja 100 si puna ime që i japim 10mijë vetave bukë, s’i nxjerrim aq lekë. Ne jemi thjeshtë kocka z. kryeministër s’keni ca gërryeni më! Tulin e gjeni mes palave të potureve tuaja, aty ku marrin frymë klientët tuaj. Harrojini biznesmenët VIP për gjëra të mëdha, drejtohuni përfituesve VIP që ndani lekët bashkë, sepse në të shumtën e rasteve ju mashtrojnë, mbajnë më shumë një anë ata, nga sa ju thonë. Unë i ziu po s’i fitova ato 100mijë euro në fund të vitit i bie ta mbyllë dhe 180 vetat t’i coj në shpi. Juve ju djeg apo jo kjo Z. kryeministër, kurse Vilmës s’i bëhet vonë fare, kështu që mos u bëni si hajduti që thërret kapeni hajdutin!”/Pamfleti.com