Foto-ironia/ “Sa herë kaubojsi shkruan një status, një mësuese gjuhë-letërsie kryen vetëvrasje”

Foto-ironia/ “Sa herë kaubojsi shkruan një status, një mësuese gjuhë-letërsie kryen vetëvrasje”

Shpesh herë, rrjetet sociale shihen edhe si vendi më i mirë nga qytetarët e ndryshëm për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikës. Kësaj radhe, përmes një memoje ironizohet aleati më i ri i Lulzim Bashës, deputeti Eduard Ndocaj, apo siç njihet nga të gjithë “kaubojsi”.

Sa herë kaubojsi shkruan një status, një mësuese gjuhë-letërsie kryen vetëvrasje”, shkruhet në një memo të shpërndarë në rrjetet sociale.

Deputeti Ndocaj shquhet për gabimet e shumta në drejtshkrim, sa herë që publikon statuse në facebook.

E megjithëse ka bërë përmirësim, po të marrim në konsideratë statuset e para, kur deputeti u fut në parlament, “kaubojsi” siç vetë pëlqen të quhet, vijon të ketë probleme në të shkruarin saktë dhe pa gabime.

Foto-ironia/ “Sa herë kaubojsi shkruan një status, një mësuese gjuhë-letërsie kryen vetëvrasje”
Foto-ironia/ “Sa herë kaubojsi shkruan një status, një mësuese gjuhë-letërsie kryen vetëvrasje”