Foto/ Shfaqja gjigande e modës në Empire States

0
Shfaqje gjigande e modës në Empire States

Ndërtesa e Empire States në New York u ndez nga fotografitë e disa nga ikonave më të famshme botërore mbrëmjen e së mërkurës për të festuar 150-vjetorin e revistës “Harper’s Bazaar”.

Spektakli i jashtëzakonshëm ka filluar në orën 20:30 deri në mesnatë ku hapësira qiellore e New York u ngriçua nga ngjyrat e kopertinave më të famshme të revistës.

Imazhet u projektuan në anën veriore të ndërtesës e cila ishte mbi 40 kate, me një lartësi prej 500 metra dhe gjerësi 186 metra.  Projektimet përfshinë disa nga figurat më të famshme të Harper nga e kaluara, punimet e Andy Warhol dhe Richard Avedon, si edhe disa nga yjet e mëdhenj të Hollywood si, Audrey Hepburn dhe Lauren Bacall.

Reklama

Në disa nga kopertinat që shkëlqyen në Manhatan ishin Barbadian, Rihanna dhe kopertina e fundit shfaqte Kendall Jenner.

“Unë dëshiroja që të jepte shfaqjen më të madhe të modës në botë,”-ka thënë Glenda Bailey, kryeredaktorja e Harper’s.

Loading...

Lini nje koment