Fund’ kazani politik!

Fund' kazani politik!

Dita kur Shqipëri do të çlirohet nga korrupsioni dhe varfëria, do jetë dita kur politikanëve s’do t’ua mbajë b.. të kërcënojnë më median, nuk do t’ua mbajë të shantazhojnë me të pa drejtë as bizneset e tyre mbështetëse, vetëm e vetëm se s’u pëlqen qëndrimi apo politika redaksionale e tyre. Po atë ditë edhe vetë media do të jetë pastruar nga trafikantët e drogës që me paratë e mafias kanë ngritur perandori mediatike dhe ushtrojnë presione për tendera dhe karriera minerare..

Nëse ka ndonjë gjë që e vret mafien, cilin do lloj të saj, nga ajo ordinere në rrugë deri te ajo në pushtet është e vërteta. Dhe sado e brishtë qoftë kjo e vërtetë duhet mbështetur dhe jo intimiduar, siç bën kryeministri ynë me përshëndetjen e famshme të kazanit.. Në të gjithë botën media e zmadhon të vërtetën, në Shqipëri është e nxirë shumë, ndaj me sfumaturat që i jep shtypi del katran fare, por këtu s’është faji i medias. Vetëm Tirana numëron mbi 100 portale dhe nëse gjithë këta qenkan kazan, atëhere Edi Rama i bie të jetë ballë kazani.. Vetëm një delirant mund të mendojë se ia del dot 100 gojëve, edhe pse mund të përdorë pushtetin dhe gjithçka tjetër, por e vërteta nuk fshihet dot.

Në Shqipëri vjen era korrupsion e varfëri, dhe duket nga larg që kemi një klasë politike bashkëfajtore, që mundohet të frenojë të ardhmen e shqiptarëve. Si Saliu, si Meta po ashtu edhe Rama janë bashkëpunëtorë. Ndryshe nuk do ishin aty ku janë në një realitet ku ka funksionuar vetëm sistemi i punëve të pista Cili shqiptar është aq naiv sa të mendojë se ndonjëri nga ata aty është aq qelibar siç do të donte kryeministri të besonim. Ajo çfarë do donte Edi Rama të shkruante shtypi për të dhe punët që ai po udhëheq, në kohët e sotme do ishte naivitet, miopi, për të mos thënë një budallallëk dhe kjo e çmend atë. Ndaj ai ka mësuar një refren dhe kërkon t’ia kundërvejë gjithkujt e gjithçkaje që përmend të vertetën. Kujton se me klishe allasoj, te tipit “timoni”, “tepsia”, “kazani”, “byreku” etj, do ia hedh edhe kësaj rradhe. Por jo, pasi në ndryshim nga procesi i votimit, ku efekti bie mbi të shumtët, refreni propagandistik sot i shkon huq, pasi media do vazhdojë të shkruajë dhe të huajt do vazhdojnë të na vlerësojnë dhe nëse hapen apo jo negociatat, është pikësëpari notë ndaj qeverisë dhe pastaj opozitës.

Të huajt janë më të interesuar se këta palo politikanë të na kenë në Europë, por të strukturuar si shoqëri qytetare, jo si një “ishull piratësh” siç e kanë kthyer këta hajdutë me pushtet që lidhin e zgjidhin së bashku prapa kuintave. Asnjëri nga ata, duke filluar nga kryenalgjatësia e deri te Luli i vocërr, s’duan të hyjnë në sitën e istituzioneve që i tejkalon ata vetë, ata i druhen Brukselit si “dialli temjanit”, por secili nga këta djaj e ka kthyer kauzën e hyrjes së Shqipërisë në Europë, në një lodërtinë, që shurdhon shqiptarët për të mos kuptuar asgjë.. Këtu flitet dhe akuzohet nga mëngjesi deri në darkë se kush e ka fajin që ne nuk hymë në Europë, ndërkohë që ata majmen e vjedhin së bashku, në unison të plotë. Dhe s’kanë si të duan të hyjnë në Europë.

A mendoni ju se Sali Gërdeci, Lul 250 milionëshi, Ilir floriri i bllokut të zi apo Ed Check up-i i Vilmës së Nushajve e duan Europën?! A mendoni ju se këta njerëz të sëmurë për pushtet, ndjehen të gatshëm t’ia falin bajraktarllëkun dhe privilegjet e tyre, një forme të strukturuar shteti, ku as mund të vjedhësh, as mund të punësosh me partishmëri, as mund të blesh vota, as të manipulosh media e qytetarë, ku s’ka salltanete prej sulltani per kryeministrin e ministrat, ku njerëzit janë të orientuar nga puna dhe kërkojnë llogari dhe ku askush nuk ka kohë për llogje e batuta, ku Angela Merkel hedh nje postim ne 3-4 ditë ndërkohë që ky i yni hedh 3-4 në orë si të ishte top model?!

As mos e mendoni!

Do të binden edhe tifozët më të zjarrtë të tyre se të gjitha gënjeshtrat dhe justifikimet për mos çeljen e negociatave, të cilët këta e dinë paradhënie së s’do të ndodhë dhe jo se do ua vonojë dikush tjetër, por se nuk duan vetë ta bëjnë dhe pastaj duan të fshihen sikur fajin e ka biznesi me rrogat e ulëta, ndërkohë që biznesi po vdes fare në Shqiperi, ndërkohë që profesionistët si juristë, financierë, gazetarë etj që do duhej të deklaronin paga më të larta, që të paguanin 2-fishin e detyrimeve, ata e punëmarrësi i tyre derisa vendi i punës të mbyllej fare dhe derisa naltgjatësia e tij kryeministër me një të rënë lapsi, t’i gjente vend atyre parave te xhepi i Vilmes, Zamirit, Papulit, Carapulit apo ndonjë të panjohuri nga Kutallia e Beratit që se njeh askush deri një sekond para firmosjes së tenderit dhe që një sekond më pas bëhet profesionisti më i mirë që mund të sterilizojë salla, të pjekë bakllava apo të tregtojë helikopterë.

Z.Kryeministër, të huajt dhe shqiptarët nuk e kanë problemin sa lekë mblidhen, se ne dihet që jemi vend i varfër, por çfarë bëhet me ato para dhe sa pjesë prej tyre përfundojnë në xhepat tuaja?! Kështu që para se të akuzoni qytetarët shqiptarë, të çfarëdo profesioni qofshin, gazetarë apo biznesmenë, apo edhe deputetë të opozitës, kërkoni llogari për ato pak individë të njëjtë që kanë 28 vite që vjedhin si në pushtet, si në opozitë dhe ku ju vetë s’bëni përjashtim këto 20 vitet e fundit. Mos u lodh duke i rënë nga Kina. Të jeni i bindur së këtë duan të huajtë, shqiptarët e papërlyer që janë shumica, këtë duam edhe ne media dhe kjo i nevojitet edhe Shqipërisë për t’u çliruar nga pengmarrja./Pamfleti.com

Denonco
Loading...

more recommended stories