Gati rruga Skrapar-Përmet, mermeri i markës “Meta” më shpejt në Janinë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në prezantimin e projektit rrugor që do të lidhë Skraparin me Përmetin, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen në këtë aks të Jugut, dhe shkurtuar mjaft rrugën që e afron më shumë me Greqinë. Duke folur para qytetarëve të pranishëm në këtë prezantim ditë më parë, Meta e vlerësoi këtë projekt të rëndësishëm që afron shumë Skraparin e Përmetin, duke theksuar se e rëndësishme është qëndrueshmëria e kësaj vepre infrastrukturore dhe kostoja sa më e ulët pa cenuar cilësinë. Sipas tij, përmes kësaj rruge i jepet fund izolimit të Skraparit dhe njëkohësisht, krijohet korridor i ri për të gjithë zonën jugore dhe juglindore të vendit. “Personalisht kam pasur vetëm një shqetësim, që rruga të jetë e fortë, të jetë e qëndrueshme, pra nga ana gjeologjike të mos rrezikohet. E dyta, të kushtojë sa më pak, sepse nuk është e lehtë për të gjetur fonde. Të gjithë po flasin për të gjetur fonde, por kjo nuk është e thjeshtë, sepse nuk ka nevojë vetëm Skrapari dhe Përmeti për rrugë, e gjithë Shqipëria ka nevojë për rrugë, për t’i zgjeruar dhe për ta zhvilluar më tej rrjetin infrastrukturor”, tha Meta. Kryetari i Kuvendit njëherësh kreu i LSI deklaroi se përmes kësaj rruge i jepet fund izolimit të Skraparit dhe njëkohësisht krijohet korridor i ri për të gjithë zonën jugore dhe juglindore të vendit.

“Krijon shumë mundësi edhe për banorët e Beratit dhe të shumë rretheve të tjera, pra jo vetëm të Skraparit dhe të Përmetit. Dhe natyrisht që rruga që do të lidhë Skraparin me Përmetin është një rrugë me vlera të shumëfishta, sepse në radhë të parë bashkon dy nga luginat më të bukura të Shqipërisë, Luginën e Osumit me Luginën e Vjosës”, tha Meta.

Ai deklaroi se rruga e re është një mundësi për zhvillimin e turizmit dhe të agro-turizmit. Ndërkohë që ndërtimi i rrugës Çorovodë-Përmet, me gjatësi 48 km, parashikohet të ketë një kosto prej 4.5 miliade lekësh të reja. Kjo është pjesa e dukshme e arësyes së ndërtimit të kësaj rruge, e cila gjithsesi do të shërbejë shumë për qytetarët skraparlinj por dhe për të gjithë atë zonë dhe më gjërë për shkak se jo vetëm që është shkurtuar shumë rruga që del në Greqi, duke lehtësuar shumë lëvizjen e punëtorëve sezonalë, pasi e shkurton ndjeshëm rrugën që del te tre Urat e Çarshovës dhe del më afër Konicës ose Janinës si dhe në anën tjetër në Ujin e Ftohtë Tepelenë për të shkuar në Kakavijë e më tej, por dhe lehtëson lëvizjen e qytetarëve për shkak se makinat e tonazhit të rëndë që dërgojnë mermerin në drejtim të Janinës dhe qyteteve greke e kanë shkatërruar rëndë këtë rrugë, duke e kaluar atë në kufinjtë e papërdorshmërisë.


Skraparlinjtë jo vetëm që e deklarojnë mes tyre por dhe në rrjetet sociale dhe në reagimin ndaj lajmit të prezantimit të kësaj rruge nuk e kanë fshehur faktin se Ilir Meta përpos kujdesit për qytetarët, me paratë e shtetit po bën një rrugë që do t’i shërbejë biznesit të tij të guroreve dhe më saktë të mermerit për ta pasur më lehtë dhe më me pak kosto për ta dërguar në Greqi ku ka kohë që ka gjetur një treg të madh të tregtimit të kësaj lënde me shumë vlerë.

Pra Meta ka bërë një rrugë për vete dhe eksportin e mermerit, një ndër bizneset e familjes së tij, pasi të ishte për qytetarët fillonte fillimisht me rrugën Çorovodë-Berat.

1 KOMENT

  1. NDERTIMI I ASAJ RUGE QE ILIR META KA SHKRUAR ,SKRAPAR PERMET ESHTE NJE VEPER SHUM E MIRE PER KOMBIN SHQIPTAR, JAM SHUM I SIGURTE SE ILIR META ,NUK NDERHYN PA PATUR INTERES PERSONAL AY PERSON DO BEJ CMOS QE TE JET NE KRYE , SI UDHEHEQES PER ATE OBCEKT, OSE NDERTIMIN E ASAJ RUGE,NUK THEM QE TE MOS BEHET, POR CFAR DUA TJU VE JU SHQIPTARET NE DJENI , ILIR META NUK ESHTE PATRIJOT I PASTER SE PETRO NINI LUARASI, VELLEZERIT GERMENJAZIT PETI PRODANI, JORGO QAFZEZI KRISTAQ PERMETI ASISGERMENJI, GJENCI PRODANI AT GJERGJ FISHTA DHE SHUM TE TJERE, ILIR META ESHTE NJE HAAJDUT I KOMBIT, SHUM I REZIKSHEM ESHTE GREKOMAN KA PASURIRA TE SHUMTA NE GREQI , PSE NUK I KA NE SHQIPRI , PO MOS TELERONI ATE HAJDUT QE TE FUTI HUNDET KU BUXHETI I TE HOLLAVE DO TI PAGUAJ , ESHTE PERSON QE NUK KA BESE HAJDUT SOT HAJDUT NESER MOS GABONI , AY BASHK ME EDI RAMEN BEJNE TE PA BEREN SIC BERI EDI RAMA DHE NE KOLONJE, QE E QUAJN KOLONJA DIE DHE SOT , JAN NJE GRUP HAJDUTESH , UNE NUK JETOJ ATY POR ME VJEN KEQ PER JU NJERS TE DREJTE UJKU ESHTE UJK NUK BEHET SHQERE, LARGOUNI , MEJTIMI I TIJ ESHTE QE TA BEJ KOLLAJ PER KOROFILLAKET GREK HYRJEN E TYRE QE TE PLACKITIN MOS TOLERONI ,

PËRGJIGJU