Gjergj Zefi: Vettingu i Xhemail Pasmaçiut (Ylli Ndroqit) që u kap me 30 kg heroinë në Turqi, dhe serioziteti i politikës që i përkulet këtij krimineli

Lajmi te gazeta turke "Hürriyet" për arrestimin e Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiut) me 30.5 kg heroinë
Lajmi te gazeta turke “Hürriyet” për arrestimin e Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiut) me 30.5 kg heroinë

Ka shpërthyer një debat i jashtëzakonshëm për zbatimin e ligjit të Vettingut, “dorovitjen” e anëtarëve të komisioneve me rroga të papara dhe shërbime ekstra. Njëherësh debati është kapërthyer aq keq, sa nuk po merret vesh se kush e “dashuron” më shumë Vettingun dhe reformën në drejtësi. Rama që luftoi ta miratonte ligjin por s’po pyet shumë ta zbatojë, apo Berisha, Meta dhe Basha që ishin kundër miratimit të Vettingut dhe tani që e dinë se nuk po zbatohet, bërtasin për ta implementuar sa më shpejt.

Të gjitha këto debate janë deri në përfundim të orarit zyrtar. Pastaj, ikin në drekëra dhe darkëra të përbashkëta. Kështu kanë vepruar dhe dje. Kanë debatuar fort deri pas mesdite për Vettingun, janë zënë fort me njëri tjetrin dhe i kanë hedhur batutat në rrjetet sociale. Pastaj i kanë futur një drekë, një dush, një pushim dhe kanë nxituar për të marrë pjesë në 10 vjetorin e TV Ora News të Xhemail Pasmaçiut (Ylli Ndroqit), si për ti dhënë akoma më shumë “kuptim” debatit për Vettingun. Kanë shkuar nga Edi Rama e deri tek më i fundit nga pozita dhe opozita, por ka munguar vetëm ambasadori amerikan Donald Lu, njeriu i vetëm bashkë me Romana Vlahutin që duan vërtetë Vetting në Shqipëri.

Dhe të shkosh në një aktivitet të një njeriu si Xhemail Pasmaçiu (Ylli Ndroqi) i cili është kapur me mbi 30 kilogram heroinë në Turqi, është vërtetë kulmi i hipokrizisë së politikës shqiptare në raport me Vettingun dhe Reformën në Drejtësi sëpaku.

Këtë shqetësim ka paraqitur dhe botuesi i “Pamfleti.com” Gjergj Zefi. I cili në një postim të tijin në rrjetin social shprehet me nota vërtetë pesimiste në lidhje me seriozitetin e politikës për të zbatuar Vettingun. Pasi Vettingu duhet të fillojë sipas tij pikërisht nga kjo media e “pavarur” tek e cila që larg duket “mielli i bardhë” i drogës.

“Për ç’vetting zeza flasin këto..

Mbrëmë Xhemail Pasmaçiu festoi 10 vjetorin e televizionit që me paratë e heroinës bën propagandë për Vettingun..

Xhemaili, i sajuar në Ylli dhe që ka marrë mbiemrin e fshatit Ndroq në 91 kur ne ëndërronim Shqipërinë si Europa shkruante Nuska duke u hequr si Hoxhë e ndërsa në 96 kur ne bënim burg për lirinë e medias, Xhemaili u kap në Turqi me 30 kg drogë..

Ndërsa sot Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi na bën moral për media tê pavarur..

O tempora, o Mores!

Mbrëmë Xhemaili i kokainës festoi 10 vjetorin e Orës.. Në festë i shkuan ministra e deputetë..

Gazetaria e pavarur nga politika është varë te heroina dhe kokaina e Xhemail Pasmaçiut..

Xhemaili guxon e më hedh në gjyq.. Xhemaili guxon e godet me çekiç gazetarë në mes të ditës.

Për Xhemailin të telefonon dhe të bën presion nga krimineli ordiner dhe deri te zyra e Kryeministrit..

Është ora e Xhemail Pasmaçiut, èshtë Vettingu i Xhemail Pasmaçiut..!”, reagon Zefi në një postim në rrjetin social./Pamfleti.com