Gjiknuri në Bruksel: Prioritet korridoret e transportit rrugor dhe hekurudhor, ku është edhe korridori Jonian-Adriatik

Gjiknuri në Bruksel: Prioritet korridoret e transportit rrugor dhe hekurudhor, ku është edhe korridori Jonian-Adriatik

Ministri shqiptar, Damian Gjiknuri, ndodhet ditën e sotme në takimin e parë të Ministrave të Transportit dhe Infrastrukturës së vendeve të Ballkanit perëndimor. Takimi kryesohej nga Komisionerja për transportin, Violeta Bulc. Në fjalën e tij gjatë këtij takimi, ministri Gjiknuri u shpreh se ky takim tregon një hap të rëndësishëm të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Gjiknuri theksoi se projektet prioritare të Ballkanit Perëndimor, do të zënë vend dhe kjo u konfirmua nga Komisioni Europian dhe komisionerja për transportin.

Ishte një takim që mblodhi ministrat e rajonit me rastin e themelimit të komunitetit të transportit, organizatë e ngjashme me Komunitetin e Energjisë që është tashmë në Vjenë. Ky organizim i Bashkimit Evropian tregon një hap tjetër më të rëndësishëm në drejtim të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kjo organizatë do të përdoret si një urë bashkëpunimi, si një institucion i rëndësishëm për harmonizimin e projekteve, promovimin e vlerave të njëjta, harmonizimin e politikave të transportit mes shteteve dhe synimi final është padyshim integrimi i krejt rajonit në Bashkimin Evropian edhe sa i takon infrastrukturës e transportitProjektet prioritare që ka Ballkani Perëndimor do të zënë vend. Edhe këtu u konfirmua nga Komisioni Evropian, nga Komisionerja për Transportin dhe përfaqësues të Komisionerit për Zgjerimin, që projektet prioritare do të jenë në qendër të financimit. Qoftë kjo përsa i përket pjesës së fizibilitetit apo më vonë edhe fazës së zhvillimit. Do të theksoja këtu korridoret kryesore siç janë korridoret e transportit ku është dhe ai Jonian-Adriatik; projektet e rëndësishme hekurudhore siç janë ato mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe zgjerimi i hekurudhës drejt Maqedonisë dhe Greqisë. Pra, këto korridore do të shikohen me prioritet përsa i takon financimeve të mëtejshme të Bashkimit Evropian dhe ky mekanizëm tashmë i krijuar do të kordinojë më mirë mes institucioneve financiare por edhe për të promovuar projektet prioritare që meritojnë financim nga institucionet ndërkombëtare”, nënvizoi Gjiknuri.

 Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri Gjiknuri zhvilloi takime me Komisioneren për Transportin Violeta Bulc dhe ministrat e transportit të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.