Gjin Gjoni, miku i Ilir Metës dhe Xhemail Pasmaçiut (Ylli Ndroqit) liroi turkun e drogës Abdulselam Turgut. Si trafikoi dyshja Turgut-Pasmaçiu 450 kg heroinë

Gjin Gjoni, miku i Ilir Metës dhe Xhemail Pasmaçiut (Ylli Ndroqit) liroi turkun e drogës Abdulselam Turgut. Si trafikoi dyshja Turgut-Pasmaçiu 450 kg heroinë

 

Turkun Abdulselam Turgut, trafikant droge që ka qënë në të njejtën qeli me Xhemail Pasmaçiun(Ylli Ndroqin) dhe që bashkë në Shqipëri lëvizën tonelata heroinë e ka liruar nga burgu as më pak dhe as më shumë por vetë anëtari i KLD Gjin Gjoni. Dokumenti i zbuluar tregon dhe vendimin e dhënë nga ana e trupit gjykues të drejtuar nga Gjin Gjoni, që la të lirë një trafikant shumë të rrezikshëm droge që kërkohej jo vetëm nga shteti turk dhe shqiptar por dhe nga Gjermania dhe gjysma e Evropës. Nuk vëmë dorën në zjarr nëse është paguar shumë apo pak Gjin Gjoni për këtë shërbim që i ka dhënë kartelit të heroinës në Shqipëri, por ajo që dimë është se Gjin Gjoni është mik i ngushtë i Ilir Metës por dhe i Adriatik Llallës. Eshtë pikërisht Meta pika e takimit të tyre. Dhe bashkë me ta dhe Xhemail Pasmaçiu, i quajtur ndryshe dhe Ylli Ndroqi, i cili ka qënë në qeli me turkun Turgut dhe më pas e ka tërhequr në Shqipëri për të vijuar trafikun e drogës heroinë, i cili ka kërkuar me insistim për ta nxjerrë nga burgu në gjykatën e Apelit turkun Turgut dhe për ta nxjerrë më pas jashtë vendit.

Pronari i “Ora News” Xhemail Pasmaçiu mësohet se i ka paguar shumë trupin gjykues me në krye Gjin Gjonin, ndërkohë që me TV e tij ka dhënë garanci se do ti ketë në ekran sa herë të duan. Atë kohë pas lirimit nga Apeli u dha alarmi se është arratisur shtetasi turk Abdulselam Turgut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe i liruar nga Gjykata e Apelit të Tiranës në datën 4 mars 2011. Prokuroria e Llallës aso kohe ka thënë se shërbimet e Policisë Gjyqësore nuk e kanë gjetur shtetasin turk në katin e tetë të godinës te Kthesa e Kamzës në Tiranë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, të shpallur nga gjyqtarët Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Agron Papajani, shtetasi turk duhej të qëndronte në “arrest shtëpie” në dispozicion të procedurave të ekstradimit. Ai u arrestua në Aeroportin e Rinasit në datën 18 shkurt 2011, pasi kontrolli i policisë gjeti se shtetasi në fjalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman dhe ishte në statusin “Wanted” (i kërkuar). Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi asokohe se sipas verifikimeve të kryera, shtetasi turk nuk është gjetur në godinën ku duhej të qëndronte në zbatim të vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit.

Gjykata e Shkallës së Dytë në Tiranë kishte rrëzuar kërkesën e prokurorisë për mbajtjen e shtetasit turk në burg deri në përfundim të procedurës së ekstradimit në Gjermani. Apeli vlerësoi se prokuroria nuk kishte paraqitur provat e nevojshme për mbajtjen në arrest me burg të shtetasit turk. Ndërkohë, provat e prokurorisë në Apel ishin: shkresë nr. 197 prot., datë 19 shkurt 2011, informacion mbi referimin e veprës penale (dy fletë), procesverbal i kapjes së shtetasit turk, procesverbal i arrestimit të shtetasit turk, procesverbal i kontrollit fizik të shtetasit turk, procesverbal i sekuestrimit të provave materiale, dokumente në gjuhën turke, tri fletë, fletë e-mail i drejtuar Interpolit (2 fletë), fletë Interpoli me të dhënat e shtetasit turk (3 fletë), ekstrakt i QKR i përkthyesit Ilirjan Sh., vendim për vlerësimin e sekuestrimit, shkresë nr. 679/1 prot., datë 20 shkurt 2011, dy fletë, shkresë nr. 439/1, KI prot., datë 19 shkurt 2011 (2 fletë).

Gjykata e Apelit mësohet se e ka lënë të lirë shtetasin turk me argumentin se prokuroria, madje, kishte shkelur ligjin duke kërkuar mbajtjen e tij në burg edhe në shkallën e parë të trafikantit turk Abdulselam Turgut që ishte dhe miku i trafikut të heroinës dhe qelisë në Turqi i Xhemail Pasmaçiut(Ylli Ndroqit). Sipas Gjykatës së Apelit, Konventa Europiane për Ekstradimet kërkon që prokuroria të paraqesë në gjykatë kërkesën ose fotokopjen e saj, për ekstradimin e shtetasit të arrestuar. Gjykata e Apelit ka pretenduar se një kërkesë e tillë nuk është paraqitur para trupit gjykues, duke dhënë kështu masën “arrest shtëpie” për një shtetas turk që praktikisht nuk kishte shtëpi në Shqipëri.

Duke iu referuar “mungesës së provave”, Gjykata e Apelit ka vendosur që shtetasi turk të mbahej në arrest me afat 40-ditor në godinën e ndodhur në Kthesën e Kamzës, Tiranë, në katin e tetë të saj. Duke e dërguar mu afër aeroportit të Rinasit turkun e drogës Turgut që një “vrap pele” e kishte pikën nga do të ikte nga Shqipëria. Dhe dërgohet te kthesa e Kamzës a thua ishte shuar Tirana për ndërtesa për ta mbajtur në “arrest shtëpie”. Në vendimin e Gjykatës së Apelit nuk ka asnjë adresë apo të dhënë tjetër identifikuese për “shtëpinë” ku duhej të qëndronte në arrest shtetasi turk.

Turgut, i lidhur me “grupin e Shijakut”, trafikoi 450 kg heroinë

Personi që është nxjerrë nga burgu me vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës, shtetasi turk Abdulselam Turgut, ishte akuzuar në Turqi për tentativën e trafikimit nëpërmjet Shqipërisë të një ngarkese prej 30.5 kilogramësh heroinë. Mediat turke shkruanin se shtetasi Abduselam Turgut nuk ka udhëtuar rastësisht në Shqipëri. Si një trafikant ndërkombëtar droge, mesa duket ai ka pasur edhe më parë bashkëpunëtorë shqiptarë. Media turke “Hyrriet”, ka shkruar se Abdulselam Turgut ka pasur lidhje me një grup shqiptarësh të arrestuar për sasi të mëdha heroine. Sipas medias turke, personat që kanë pasur lidhje me Turgut kanë qenë Hekuran Hoxha dhe Xhemail Posmaçiu(Ylli Ndroqi). Në Turqi mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me Abduselam Turgut, ishin akuzuar për trafikimin e një sasie prej 30.5 kilogramësh heroinë të pastër. Prokurori turk i çështjes ka pohuar se Abdulselam Turgut ka pasur një marrëveshje me shtetasit shqiptarë për trafikimin e ngarkesës së drogës nëpërmjet Shqipërisë në Europën Perëndimore. “Partnerët e shtetasit turk, gjatë viteve 2003-2004, akuzohen se kanë trafikuar 450 kilogramë heroinë nga Shqipëria, e cila është kapur në Itali”. Prokurori turk i çështjes ka pohuar se Abdulselam Turgut ka pasur një marrëveshje me shtetasit shqiptarë për trafikimin e ngarkesës së drogës nëpërmjet Shqipërisë në Europën Perëndimore. Nga ana tjetër, shtetasit shqiptarë që përmenden në median turke si të lidhur me “peshkun e madh” të narkotrafikut kanë dosje penale edhe në Shqipëri. Më 10 shtator 2010, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi pesë persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikesh. Aksioni u zhvillua në qytetin e Shijakut, ku ranë në pranga shtetasit Hekuran Hoxha, 38 vjeç nga Shijaku, i cili njihet me pseudonimin “Roni”; vëllai i tij, Fatbardh Hoxha, 37 vjeç; Alket Hatija, 35 vjeç, me origjinë nga Berati dhe banues në Shijak; Saimir Gjepali, 34 vjeç, nga qyteti i Shijakut, si dhe Mentor Shehu nga fshati Pobrat i Beratit, i cili njihej me pseudonimin “Toku”. Në këtë dosje u mor një masë sigurimi edhe për shtetasin Lutfi Shabani, i njohur si “Ben Çami”. Sipas hetimeve të prokurorisë, gjatë viteve 2003-2004 policia italiane ka kapur dhe sekuestruar në brigjet Apenine rreth 450 kilogramë heroinë, origjina e së cilës ishte nga Shqipëria dhe konkretisht nga Durrësi, ku ishte nisur nga të arrestuarit.