Gjurmët e transaksioneve dhe pastrimit të parave të Berishës, Metës, Fazlliç dhe Azerëve përmes bankës “Credins” të çojnë tek vrasja e Artan Santos

Parnerët tanë ndërkombëtarë janë vënë në gjurmët e pastrimit të parave, për të implementuar me sukses reformën në drejtësi. Pas vetëdeklarimit të pasurisë te Inspektorati i Pasurive, tashmë për pjesën më të madhe të zyrtarëve të lartë është bërë verifikimi i burimit të të ardhurave nëpër disa banka të huaja. Ndërkaq janë vënë dhe një ndjekje të transaksioneve të mëdha nëpër bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.

Ajo që është vënë re është se paratë që nga Damir Fazlliç, miku serbo-boshnjak i Sali Berishës ish-kryeministër i Shqipërisë e deri tek paratë e CEZ dhe Nuel Kalajt e Shkelzen Berishës dhe transaksionet e DIA së Kastriot Ismailajt dhe kreut të LSI Ilir Meta janë bërë vetëm përmes një banke: Credins. Por dhe shuma e të gjitha parave të tjera që tashmë janë transferuar jashtë vendit, nëpër parajsat fiskale, që nga paratë e ARMO-s dhe derdhjet azerbajxhanëse me vajtje ardhje dhe anasjelltas janë bërë vetëm përmes një banke: Bankës Credins. Kryetar i bordit ekzekutiv të të cilit ka qënë i ndjeri Artan Santo që u vra para zyrës së tij dhe ku ende dhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur vrasësit. Aq më tepër që të gjenden ata që paguan dhe dhanë urdhërin për ekzekutimin e tij.

Ndërkohë që partner i tij në këtë bankë dhe biznes ka qënë as më pak dhe as më shumë por Maltin Korkuti, bashkëshorti i Elvana Hanës. Të gjithë e dinë se Hana është mbesa e Liri Berishës, gruas së ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Gjërat janë të lidhura. Pikërisht përmes kësaj banke janë bërë të gjitha transaksionet e mundshme financiare dhe bankare, duke e kthyer atë tepër të ekspozueshme ndaj organeve të drejtësisë dhe më konkretisht Prokurorisë Speciale e cila ende pa u ngritur me sa duket do ti ketë dosjet gati. Dhe intrigues ka qënë fakti se pikërisht dhëndëri i motrës së Liri Berishës futi në dorë Bankën Credins menjëherë sapo u vra Artan Santo.

Reklama

Kështu Maltin Korkuti ka zëvendësuar të ndjerin Artan Santo në krye të Bankës Credins. Ai bëhet drejtor ekzekutiv, duke u vënë në krye të kësaj banke vetëm dy ditë pas ekzekutimit të Artan Santos para zyrave të tij. Maltin Korkuti ka mbajtur postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të bankës Credins dhë është një nga themeluesit dhe aksionerët e saj. Korkuti u zgjodh si drejtori i Përgjithshëm i “Credins”, dy dit pas ekzekutimit të Artan Santos në hyrje të bankës në zonën e ish-bllokut.

Në njoftimin e bankës thuhej atë kohë se “Këshilli Drejtues i Bankës Credins në zbatim të statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, në vijim të veprimtarisë së për të garantuar dhe siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të bankës, mori vendimin e zgjedhjes së Maltin Korkutit në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm. Korkuti është bashkëthemelues në krijimin e Bankës Credins, aksioner dhe ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të përgjithshëm dhe anëtar i bordit drejtues. Informojmë publikun e gjerë dhe të gjithë klientët se veprimtari e bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetine saj në të gjitha degët”.

Një shpejtësi për t’u pasur zili, ndërkohë që Santo ende nuk kishte zbritur në shtratin e pushimit të përjetshëm, Korkuti e zëvendëson atë. Një vrasje mister dhe një akaparim i bankës Credins po në mister. Aq sa tashmë kur të vendoset drejtësia në këtë vend pas implementimit të reformës në drejtësi, gjurmët e transaksioneve të mëdha dhe të paligjshme të bankës Credins do të çojnë tek vrasja dhe ata që kanë porositur vrasjen e Artan Santos./Pamfleti.com

Loading...

5 KOMENTE

  1. Nuk e dija qe parate i ka levruar kjo banke. Po çdo njeri me logjike te ftohte kupton qe vrasja e nje bankieri kryhet per mos zbulimin e zullumeve qe kryhen nen rogoz. Fatkeqsisht shqiperia eshte e mbushur me mistere. Keto jane aisbergu mbi uje qe duket, qe e di edhe me i pa daluri ne dynja. Po poshte, aty ku fshihet mostra perbindesh, aty eshte baterdia qe ka gjymtuar nje popull te tere. Pa mendojeni, kur nje sekser perfiton miliona dollare. Imagjinoni sa miliarda kane ndryshuar destinacion. Do ishte bere shqiperia me metro e me aeroporte, me çdo pellemb rruge te asfaltuar. Do festoj diten qe ti shoh pas hekurave keta shpellare te babezitur.

  2. Jane pastruar 5.8 miliarde euro ne Banken Credins!
    FBI dhe SHISH kane informacione mbi kt3 shume qe ka dale kjo banke po skan origjine e parave se nga vijne.

  3. UN DO KOMENTOJA NDRYSHE CILET JAN ATA QE SHKOJEN NATEN PA DRITA .ATA QE PAZARET I BEJEN PA DRITA .ATA E DIN VETE JAN AKOMA GJALL .POR NJE MESAZH URIMI KAM PER TA PACIN FATIN E KADAFIT DHE SADAM HYSEINIT I MARCIN ATA VET DHE FAMILJET E TYRE SERBI ROB .E DINI PSE SEPSE SERBI U VHEN PER HAK E DIN MIRE SALA ME SHOK POR I MARCIN PENGE JO ME SHUM POR DY ORE PARAMILITARET E SLLOBODAN MILOSHEVICIT.DHE NAZISTET GREK TE KRISTO PAPA .DO JA KALOJEN PER MBREKULLI VETEM PER TE MIRAT QE I KAN SJELL VENDIT DHE QYTETARVE SHQIPTAR .I BEFSHIN PER DY ORE PUSHTA DHE U VEFSHIN FUSTANE TE PUTANAVE TE PROSTITUTAVE TE BURDELLIVE KETE URIM I UROJ POLITIKEN BASHK ME MAFIOZAT KOK TIGAN NE SHQIPERI

Lini nje koment