“Gruaja e hekurt”, deputetja Tatjana Pirro: Fjalët e fundit që më tha djali para se të ndahej nga jeta

"Gruaja e hekurt", deputetja Tatjana Pirro: Fjalët e fundit që më tha djali para se të ndahej nga jeta

Tatjana Pirro, gruaja e hekurt, deputete e Lushnjes e cila ka kaluar dy tragjedi të mëdha në jetën e saj me humbjen e djalit, Tonit, dhe vëllati, dy vite më parë një një aksident tragjik, ka kujtuar momentet e vështira që ka kaluar dhe “kompesimin” që i dha Zoti, siç shprehet ajo.

Në një intervistë për Rudina Magjistarin, ajo kujton fjalët e fundit që i tha djali teksa moderatorja e pyet për rrobat e zeza.

“Edhe djali im para se të ndodhte kjo gjë, djali më solli shumë rroba e më tha “mami unë të kam sjellë shumë rroba, do t’i provosh”.

Tatjana Pirro thotë se Zoti e ka kompesuar me një biznes që e themeloi së bashku me djalin e saj, një kompleks ku bëhen dasma, dhe ajo shprehet se lumturohet kur shikon çiftet e reja që martohen.

Rrëfimi i Tatjana Pirros:

Rudina faleminderit që më jepni kohë për të folur për këto gjëra. Në fakt Zoti më kompesoi, kam patur dy siklete në jetën time, themeloi atë vend që quhet Blerimi, dhe djali që më mori për dore dhe më tha hajde ta bëjmë edhe këtë gjë. Ndaj dhe Zoti më dha atë lloj biznesi dhe më dha mundësinë të martoj vajza djem, çifte. Dhe unë sinqerisht Rudina gëzohem shumë kur martoj çiftet e reja. Ata më shohin nga lart.

Ishte nata e Vitit të Ri, isha duke bërë disa pako. Fola me fëmijët fola me vëllain dhe me burrin. Thashë prit se po vijnë, “po vonohen” tha. Më vjen mesazhi i çuditshëm, që kishte ndodhur… Mbas gjithë asaj, analiza që bëj për mënyrën si më erdhi mua lajmi, Zoti që më mbajti ment e kokës. Ishte një fëmijë punëtor, që nuk u lodh kurrë. Ai bënte ndere gjithmonë dhe kudo që vente thoshte “ta mbaroj unë këtë punë”.

Për mua Toni është në çdo vend. E kam engjëll mbrojtës. Kështu ishte e shkruar. Nuk është motivi im që unë të vishem me të zeza dhe ta ndjej gjënë. Rutinë është. Do jetë një ditë që unë s’do jem më me këtë rrobë. Edhe djali im para se të ndodhte kjo gjë, djali më solli shumë rroba e më tha “mami unë të kam sjellë shumë rroba, do t’i provosh”./ newsbomb