Gruaja e ish-deputetit të PD sherr live me zëvendësin e Lindita Nikollës: Të largohen 3 anëtarët e qeverisë

Gruaja e ish-deputetit të PD sherr live me zëvendësin e Lindita Nikollës: Të largohen 3 anëtarët e qeverisë

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shehri dhe Hanxhari akuzuan ministrinë e Arsimit si fajtore dhe të dështuar për reformën në arsimin e lartë duke e çuar situatën në këtë univeristet në kolaps të plotë. Ndërsa nga ana e tij zëvendësministri Ervin Demo, përveçse e hodhi poshtë këto, bëri akuza të rënda ndaj rektoratit si fajto për situatën.

Dhurata Shehri, e shoqja e ish-deputetit të PD, Mark Marku deklaroi se bordi i administrimti të universitetit të Tiranës është përgjegjës direkt për situatën dhe 3 përfaqësuesit e qeverisë në këtë bord duhet të largohen. Shehri hodhi akuza të rënda edhe për qeverinë duke thënë se ajo synon të kontrollojë univeristetin.

Romeo Hanxhati i cili dje refuzoi të tërhiqte pagën, tha se tashmë stafi i pedagogëve është në konflikt me të gjithë studentët sepse nuk mundet që pedagogët të paguhen nga pagesat e tyre. Hanxhari tha se dukei sikur univesirteti i Tiraëns i ka zënë derën qeverisë. Hanxhari shkoi më tej duke thënë se synimi është që universiteti shtetëror i Tiranës të degradojë në atë pikë që studentët të preferojnë universitetet private.

Ervion Demo, nga ana e tij bëri përgjegjës rektotarin edhe për faktin se ka refuzuar 4 herë auditimin e këtij institucioni. Sipas tij, kjo është një sfidë e arsmit të lartë dhe qeveria do ta arrijë këtë.


Loading...

Loading...
Loading...