Hahn “kërkon llogari” për Vettingun, thërret përfaqësuesit e ONM në Bruksel

Hahn “kërkon llogari” për Vettingun, thërret përfaqësuesit e ONM në Bruksel

Reforma në Drejtësi është mjaft me rëndësi për rrugën e integrimit të vendit dhe kjo është theksuar nga ana e krerëve të institucioneve të Bashkimit Evropian. Pas miratimit të reformës, tashmë fokusi është tek zbatimi konkret i saj, proces i cili po ndiqet me vëmendje nga ana e BE-së.

Në lidhje me vijimin e implementimit të reformës dhe Vettingut, Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn ka pritur në një takim në Bruksel anëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të kryesuar nga Genoveva Ruiz Calavera.

Mësohet se Hahn ka kërkuar informacione të detajuara në lidhje me hapat e hedhura deri tani. Në këtë takim, fokusi ishte tek puna e bërë për ngritjen e institucioneve të Vettingut, që për BE është mjaft e rëndësishme.