Hajdutët e Ilir Metës: Flamur Gjuzi kandidat për deputet në Durrës, legalizoi pallate të paqëna, ja pse është plagosur

3
Hajdutët e Ilir Metës: Flamur Gjuzi kandidat për deputet në Durrës, legalizoi pallate të paqëna, ja pse është plagosur
Hajdutët e Ilir Metës: Flamur Gjuzi kandidat për deputet në Durrës, legalizoi pallate të paqëna, ja pse është plagosur
 Flamur Gjuzi, pas plagosjes...
Flamur Gjuzi, pas plagosjes…

I treti në listën e kandidatëve për deputetë për LSI në qarkun e Durrës, Flamur Gjuzi i ka të gjitha ato që mund të ketë një njeri i lidhur me të gjithë fijet e krimit ekonomik e politik në Shqipëri. Ai është një abuzues me pushtetin, një njeri që është vënë në shënjestrën e njerëzve të krimit, pasi ka bashkëpunuar me ta dhe i ka mashtruar, i plagosur nga njerëzit e mashtruar dhe që tashmë kërkon imunitet politik për të shpëtuar veten nga burgu dhe nga vrasja.

Në retrospektivë, Flamur Gjuzi, me një të kaluar të errët, i lidhur me biznese të fëlliqura prostitucioni, i implikuar në këto biznese si oficer i trafikimimit të drogës dhe qenieve njerëzore. Për këtë çështje edhe është përballur me drejtësinë vite më parë…

Ndërkohë që LSI ka thirrur “nën armë” të gjithë njerëzit e përzier në aferat më korruptive në vend, duke ngjitur në shkallët më të larta të hirearkisë shtetërore, njerëz abuzues dhe të inkriminuar. Kështu, meqë jemi te kandidati për deputet në listën e LSI për qarkun e Durrësit, Flamur Gjuzi, i cili ka qënë Drejtori i ALUIZNI­t për këtë qark, mund të zbardhim një nga një aferat e tij në këtë post, afera që për t’i publikuar duhen faqe të tëra në media. Por ne po nisim me fakte shumë të thjeshta, por të pangjashme në Shqipëri deri tani. Jemi mësuar të përcjellim në media shumë herë abuzime dhe marrje ryshfeti për legalizimin e pallateve shumëkatëshe, shtesave të tyre, legalizime të ndërtimeve pa leje, magazina e ambjente biznesi, shtëpi apo ndërtime për biznese dhe turizëm.

Këto kanë qënë gjithnjë në faqet e mediave por dhe shënjestrën e organeve ligjzbatuese. Por asnjëherë nuk kemi përcjellë në media legalizimin e  një pallati që…nuk ekziston fare, por që do të ndërtohet në të ardhmen. Dhe dhënia e lejes së legalizimit ka shërbyer në shumë raste, si një leje ndërtimi për një objekt të caktuar, pasi është cilësuar e zgjidhur çështja e pronës me pronarin e vërtetë. Një shkresë me firmë dhe vulë nga ALUIZNI i Durrësit ishte një “kartabiankë” ligjore për secilin këshill bashkiak për të imponuar një leje ndërtimi. Këto ka bërë ish-kreu i ALUIZNI-it në Durrës Flamur Gjuzi, aktualisht i treti në listën e kandidatëve për deputetë të LSI për këtë qark dhe që po lufton fort për të dhënë “një shans për të gjithë”, që dhe nesër të vijojë kjo mënyrë e padëgjuar e legalizimeve të objekteve ende pa hedhur një tullë.

Pikërisht abuzime të tilla me pushtetin kanë bërë që të plasin sherret, konfliktet dhe Gjuzi të jetë në qendër të goditjes së të dëmtuarve. Të cilët nuk e falin tjetërsimin e pronës për përfitime nga ana e kandidatit aktual për deputet të LSI. Dhe jo më larg se në shtatorin e vitit të kaluar, Flamur Gjuzi qëllohet me armë zjarri duke u plagosur në këmbë në një lokal në Durrës. Atëherë u akuzua fort policia nga PD se po e mbante të fshehtë këtë plagosje, u akuzua Saimir Tahiri, asokohe Ministër i Brendshëm, dhe që gjithnjë ka qënë nën goditjen e Metës, Kokës dhe gjithë bandës së krimit në LSI.

Asokohe u deklarua se pas kësaj plagosjeje fshihen pazaret e pista të legalizimeve nga ana e Flamur Gjuzit. Kandidati për deputet, ish- drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Flamur Gjuzi u plagos në këmbë, në bar kafe “Cafetino”, nga një shtetas me inicialet G.XH. Ngjarja që ka ndodhur për pazare legalizimesh, dhe ka pasë tentativë për ta trajtuar sikur është qëlluar në ajër.

Mediat u bllokuan ta japin si lajm, për shkak të pagesave të forta nga Meta dhe klani mafioz i Durrësit. Ndërkohë që pas mjekimit në spital të plagëve të marra nga atentati në lokal, i menjehershem ka qene reagimi i Flamur Gjuzit. Ai ka thënë atëherë se është në zyrë, duke u shërbyer qytetarëve dhe lajmi i shpërndarë nga mediat dhe PD është i rremë. Madje Gjuzi nuk bëri as kallëzim në polici apo prokurori, duke tentuar që problemet të zgjidhen siç zgjidhen mes bandave, jashtë sferës së ligjit.

Mungesën e ankimimit e ka konfirmuar dhe policia e Durrësit e cila asokohe ka nënvizuar se nuk disponon asnjë denoncim apo kallëzim mbi plagosjen e shtetasit Flamur Gjuzi.

Historia e legalizimeve të ndërtimeve dhe objekteve në qarkun e Durrësit nga Flamur Gjuzi ka vijuar për 3 vjet e gjysëm duke pajisur me certifikata pronësie në kundërshtim me ligjin qindra e qindra vetë. Për këtë arësye, meqë e kishte kryer mirë “detyrën” për të abuzuar me pushtetin në favor të Metës, LSI-së dhe klientelës së saj, Flamur Gjuzi, i cili drejtoi zyrën e ALUIZNI-t në Durrës, u kandidua nga “baza” e kësaj partie për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke i besuar përfaqësimin e durrsakëve, një detyrë edhe më të rëndësishme.

Ish-polici Gjuzi, i mbështetur fort dhe në mënyrë të posaçme dhe nga nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila u shfaq në krah të tij në fshatin Xhafzotaj të komunës Rrashbull. Kryemadhi tha se puna e bërë nga Gjuzi në krye të ALUIZNI-t ka bërë diferencën nga të gjithë drejtuesit e mëparshëm, në sajë të punës së të cilit janë pëfituar leje legalizimi në të gjithë qarkun, duke bërë pronar rreth 30 mijë familje durrsake. Monika Kryemadhi theksoi se njerëz që bëjnë punë të tilla pikërisht si Gjuzi, janë ata që duhet të votohen më 25 qershor.

Ndërkohë, njësia administrative e Rrashbullit ka qenë një nga zonat me numrin më të madh të ndërtimeve pa leje në Durrës, të legalizuara tashmë nga institucioni i drejtuar deri pak javë më parë nga Flamur Gjuzi. Pikërisht këtu është bërë nami, ndërkohë që kandidati i LSI për deputet Flamur Gjuzi vijon të jetë shënjestra e njerëzve të dëmtuar nga legalizimet e tij të paligjshme. Në këtë këndvështrim LSI, e ka gjetur zgjidhjen: I rrihen apo plagosen njerëzit e saj që janë të lidhur me krimin për abuzimet që kanë bërë, dhunë që ushtrohet nga viktimat e këtij korrupsioni, dhe direkt u jep mburojë politike, duke akuzuar politikisht. Mbron politikisht krimin./Pamfleti.com

Vijon…

PËRGJIGJU