Hakmarrja e “Qoftëlargu-t” Sali për Tropojën dhe tropojanët

Nga Izet Haxhia

Kete status ja dedidikoj patrioteve të mij Tropojane që vazhdojne akoma të lehin në mbrojtje te qoftelargut e duke me share mua si bukeshkale e të pabese. Une dola në krah të berishes në dhjetor të 90 edhe per faktin se até e konsideroja Tropojan, se me thene të drejten Jo vetem ne tropojanet ,por edhe shume shqiptare të tjere vuanim nga semundja e krahinizmit.

Por në ato fillime të demokracise tropojanet u treguan të zgjuar dhe ishin të paret që e perzune qoftelargun në rrugen e tij të mashtrimit e misionit të mevonshem të shkatrrimit Jo vetem të tropojes por të gjithe shqiprise,në mitingun e pare të PD me 10 janar 1991.

Qoftelargu i terbuar nga ky poshterim kafshonte panderprere buzet me dhembet e tij të prishur, duke bluar në mendjen e tij diabolike hakmarrjen e mevonshme per tropojen e djemte e saj.

Isha une me vllezrit e mij dhe nje pakice e vogel e disa djemve tropojane ,qe e shpetuam qoftelargun nga lincimi qe donte ti bente populli i tropojes ,a thua se ai popull fisnik dhe i vuajtur e parandjente gjemen qe do ti bente ”biri ” i saj ..

Edhe naten e 31 marsit të vitit 1991 kur tropoja nuk i dha voten, ai me plot ligesi e urrejtje mu drejtua mua dhe azemit që :e shifni se per ke votuan tropojanet tuaj.Dhe na erdhi pushteti i shumepritur nga qoftelargu ne Mars të 92, shume tropojane ish spiune e familje spiunash na u ofruan e u bene demokrate te flakte e perkrahes të qoftelargut.

Disa kusherinj të tij, që nuk linin rast pa e share e anatemuar qoftelargun në fillimet e karrieres se tij në krye të PD, u bene keshilltaret e tij që jepnin opinionet per tropojanet e tropojen, kuptohet keqedashse. Ora e hakmarrjes ndaj tropojes per poshtrimin e bere kishte ardhur. Gjate sundimit të pare të qoftelargut tropoja u la në harresen e injorimin e qeverise se tij, pa asnje investim, duke futur mes tropojanve perçarjen e urretjen partiake.

U ofruan në poste e detyra njerez me karakter të dobet e spiune të sigurimit si Hysen osmani, pseudonimi i të cilit ishte,” Ujvara”.Apo në radhet e policis injorante e bij sigurimsash si Agron kuliçi. Keto ishin ”nderet ”që i beri tropojes ,qoftelargu në sundimin e pare. Por per até dhe qeverine e tij të korruptuar erdhen ditet e veshtira të marsit 1997, dhe ishin po ata tropojanet e perbuzur nga ai vete, që me fjalen dhe besimin që kishin tek une e vllezrit e mij, u mblodhen e mbrojten në ato dite të veshtira per të. .

Por ai si i pabese dhe hakmares që eshte kerkoi që të na fuste në nje lufte vllaverase në tropoje me pretekstin, se do fillojme nga tropoja të vendosim rendin që ai vete e kishte shkaterruar me politiken e tij e partise se vet. Kur nuk e arriti kete ,provokoi tropojanet në mitingun e 17 qershorit 1997 duke akuzuar shume familje patriotike e pjestare të tyre si agjente të Udb, sepse nuk donin ta lejonin të hynte në tropoje.

Dhe hakmarrja e tij vazhdoi me nxitjen e mbeshtetjen e luftes vllaverase në tropoje që solli me qindra viktima. Por duke mos u ngopur me gjakun e tropojanve e shkaterrimin e percarjen që i solli tropojes, në fund të ikjes se tij të pakthim nga pushteti , ai vendosi të vriste edhe natyren epike të tropojes, duke dhene lejet e tij korruptive per ndertimin e HEC në perlen e tropojes e shqiprise, në luginen e Valbones. Tanı më thoni mua kush eshte i pabese e bukeshkale? Une që po denoncoj me të verteta kete perbindesh apo perbindeshi me emrin ,sali berisha. .

PËRGJIGJU