HEC-et në Osum/ Ministri Klosi del në terren: Leja mjedisore në kundërshtim me ligjin

HEC-et në Osum/ Ministri Klosi del në terren: Leja mjedisore në kundërshtim me ligjin

Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se në kanionet e Skraparit nuk do të ndërtohej asnjë HEC, e ka përforcuar akoma më shumë edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ky i fundit në një lidhje telefonike për ‘News24’ deklaroi se leja mjedisore që i ishte dhënë një kompanie e cila do të ndërtonte në kanione dy HEC-e ishte dhënë me koordinata të manipuluara. Klosi theksoi se një nga HEC-et do të pengonte një nga ujëvarat më të bukura të kaionit, ndërsa tjetri do të shfrytëzonte rrjedhën që furnizon këtë bukur natyrore, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Isha në vend për të parë situatën. HEC-et kanë qenë të ndërtuar mbi një sistem të gënjeshtër koordinatash. Ndaj isha sot për të parë nga afër. Një nga HEC-et do të do ë shfrytëzonte një nga pellgjet e kanionit, ndërsa tjetri do të pengonte një nga ujëvarat më të bukura. Do shikojmë edhe lejet e tjera të ndërtime të HEC-eve. Pasi u dhanë koordinatat gabim, edhe leja e ndërtimit të mjedisit ishte gabim, po ashtu edhe ajo e Këshillit të Lartë të Territorit.

Do prishte një nga bukuritë e kamionit. Nuk ka filluar asnjë ndërtim edhe për faktin se leja u zbardh në dhjetor të vitit 2017. Shqetësimi na erdhi nga shoqata e Rafting, dhe shoqata e turizmit. Ne reaguam menjëherë. Nga verifikimi i dokumentacioneve, pamë se leja ishte dhënë në shkelje të ligjit. Do ishte një katastrofë. Dhe do të devijonte një nga përrenjtë më të bukur që furnizon kanionet. Është një fushatë që kemi nisur, që të pastrojmë Shqipërinë deri në 2020-ën.

Ka një përgjegjësi të administratorëve publik që ministria është ende në hetim. Po ka dhe një manipulim të fakteve nga kompania që ka kërkuar të bëjë investimin, deri tek agjentët mjedisorë që kanë dhënë vendimin. Ka pasur një reagim qytetar që për ne është për t’u vlerësuar. Unë mbaj përgjegjësi për këtë situatë, ndaj them se do të reagojmë më fort. Me porosi të kryeministrit, që ka qenë mbështet kryesor i operacioneve të Ministrisë së Mjedisit, nuk ka asnjë dakordësi në dëm të natyrës. Ne do bëjmë detyrën funksionale për mbrojtje të mjedisit. Duhet të ruajmë ekuilibrat.”, tha Klosi.

20180209-111558

20180209-111554

20180209-111553


Loading...

Loading...
Loading...