Horoskopi ditor 18 Gusht 2017 nga Susan Miller

Horoskopi ditor 18 Gusht 2017 nga Susan Miller

Horoskopi ditor 18 Gusht 2017 nga Susan Miller

 

DASHI

Jeta juaj ne çift nuk ka për te pasur probleme serioze gjate kësaj dite. Ne disa momente mund te ndodhin disa debate te vogla, por pa pasoja. Beqaret me aventuriere do jene me te privilegjuarit sot. Ata qe duan lidhje te qeta e serioze duhet te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm e te matur kështu qe gjendja do mbetet e mire.

 

DEMI

Jeta juaj ne çift nuk ka për te qene shume e qete sot. Mund te kapeni me partnerin edhe për gjera elementare dhe shpesh do e ngrini zërin me shume nga sa duhet. Beqaret do ëndërrojnë gjate gjithë kohës, por për fat te keq nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë ne çdo moment dhe do arrini te kryeni edhe investime te mëdha.

 

BINJAKET

Sot do i merrni gjerat me më shume qetësi ju te dashuruarit dhe nuk do kërkoni ndryshime rrënjësore. Do mjaftoheni edhe vetëm me ndonjë puthje te vogël nga partneri. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite me te begate dhe plot takime interesante. Financat do arrini t’i menaxhoni me shume përkujdes dhe gjendja ka për te mbetur e qëndrueshme. Sido qe te jete dhëniet e huave shmangini.

Lexo edhe:

 

GAFORRJA

Sot do bëni çdo gjë qe te mundeni qe jeta ne çift te jete me e bukur dhe e mbushur me emocione. Planetët do i keni pranë ne çdo moment dhe do ju ndihmojnë te arrini atë qe doni. Beqaret do kenë një dite perfekte për t’i shprehur sa me shume ndjenjat. Çdo gjë do jete ne favorin e tyre. Buxheti do kërkojë menaxhim me te kujdesshëm ne mënyrë qe gjendja te mos tronditet.

 

LUANI

Sot do dini te ruani një klime te ngrohte ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do jete e kënaqshme. Do mundoheni ne çdo moment te mendoni edhe për ndonjë surprize te këndshme. Beqaret do kenë një dite intensive dhe zemra do ju rrahe me fort se kurrë ndonjëherë me pare. Financat do përmirësohen ndjeshëm kështu qe do kryeni edhe disa investime.

 

VIRGJERESHA

Do jeni shume tolerante sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te mbetur e kënaqshme. Për asgjë nuk do debatoni sepse kurdoherë do hapni rruge. Beqaret mund te bëjnë edhe gjera te çmendura vetëm për ta ndryshuar sa me pare statusin e tyre. Buxheti do jete gjithë kohës i stabilizuar dhe pa asnjë lloj problemi. Nëse do vazhdoni me këtë sjellje shume shpejt do vijnë edhe përmirësimet.

Lexo edhe:

 

PESHORJA

Ndani me partnerin tuaj sot edhe emocionet e mire edhe ato te këqija sepse vetëm kështu do afroheni me shume me njeri-tjetrin. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë ashtu si janë dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. ose do mbyllen ne vetvete ose do dalin vetëm me miqtë e ngushte dhe familjaret. Nëse financat i menaxhoni me diplomaci dhe përkujdes gjendja ka për te qene e mire.

 

AKREPI

Sot do filloni te ndërtoni një marrëdhënie vërtet te ekuilibruar dhe afatgjate. Do dini çfarë masash te merrni qe çdo gjë mes jush te jete e hapur dhe te mos ketë probleme me vone. Beqaret do i joshin gjate gjithë kohës personat qe do pëlqejnë, por jo te gjithë do e arrijnë qëllimin final. Për financat dëgjojini këshillat e miqve sepse nuk do pendoheni për asnjë çast.

 

SHIGJETARI

Jeta juaj ne çift do kaloje sfida e vështirësi gjate kësaj dite. Për shume gjera nuk do merreni vesh aspak me partnerin dhe nuk do doni as te ulni hundën e te pranoni pjesën tuaj te gabimeve. Beqaret do jene te angazhuar me pune dhe çështje te tjera te rëndësishme prandaj nuk do i kushtojnë kohe gjetjes se dashurisë. Shpenzimet mundohuni t’i kufizoni pak sot sepse ne te kundërt situata mund te marre tatëpjetën.

Lexo edhe:

 

BRICJAPI

Pavarësisht te gjitha vështirësive qe keni pasur kohet e fundit ne jetën tuaj ne çift, sot do jeni me te qete dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta ndryshojnë sa me pare statusin e tyre kështu qe do ja arrijnë qëllimit. Ne planin financiar, edhe pse gjendja nuk do jene te periudhën me te favorshme, nuk duhet ta humbni besimin dhe nuk duhet te alarmoheni.

 

UJORI

Merkuri do jete planeti qe do e privilegjoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe nuk do keni aspak debate. Për beqaret dita do jete e ndërlikuar dhe e mbushur me pune kështu qe nuk do kenë kohe te mendojnë për jetën sentimentale. Për financat perspektivat duken te mira. Me pak durim dhe kujdes shume shpejt gjendja do jete e jashtëzakonshme.

 

PESHQIT

Yjet do e bekojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri mes ju te dyve. Do mundoheni ne çdo moment t’i shmangin debatet e konfliktet. Beqaret do kenë disa takime interesante, por me mire t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos nxitohen. Buxheti do përmirësohet pas një shume te majme te marre nga puna apo nga ndonjë trashëgimi.

Lexo edhe:

PËRGJIGJU