Horoskopi ditor 30 Korrik 2017 nga Susan Miller

Horoskopi ditor 30 Korrik 2017 nga Susan Miller

Horoskopi ditor 30 Korrik 2017 nga Susan Miller

DASHI

Do kënaqeni pafund gjate kësaj dite dhe do e adhuroni përkudjesin qe do tregoje partneri ne çdo moment. Debatet, zënkat e konfliktet do jene pjese e se shkuarës. Beqaret gjithashtu do i kenë te gjitha mundësitë për te realizuar takimet e tyre te ëndrrave. Menaxhimi i financave do jete paksa i vështirë, por me pak përpjekje dhe ndihme nga te afërmit do ja dilni mbanë me sukses.

DEMI

Dita e sotme do jete plot ngjyra për ju te dashuruarit gjate gjithë kohës do i shprehni ndjenjat me pasion dhe ashtu si t’i keni ne zemrën tuaj. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura sepse do rrezikojnë te mbeten ende vetëm. Çështjet financiare kane për te qene shume here me te mira se disa kohe me pare, kështu qe përfitoni nga rasti për te hequr disa para mënjanë.

BINJAKET

Do keni dyshime për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo nuk do ju lejoje te dashuroheni qetësisht me te. Për t’u qartësuar do bëni mire te flisni hapur me te. Beqaret nuk do duan te bëjnë kurrfarë ndryshimi ne statusin e tyre dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Me vone mund te pendohen, por sot do jene te bindur për zgjedhjet qe do bëjnë. Financat duhen menaxhuar me përpikmëri te madhe.

GAFORRJA

Do ketë ndryshime shume pozitive ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe tashme do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse dhe nuk do mund t’i shpëtojnë dot një lidhjeje. Për ta e gjithë bota do marre tjetër kuptim dhe zemra do rrahe shume me fort. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj problemi.

LUANI

Ata qe e kane tashme një lidhje te qëndrueshme, nuk do kërkojnë asgjë me shume nga partneri. Ai deri me tani ka bere te pamundurën për t’ua plotësuar një e nga një te gjitha dëshirat. Beqaret do jene gati te ndryshojnë edhe disa ne pamjen e tyre vetëm për te joshur e për te bere për vete atë qe duan. Financat do kërkojnë kujdes te veçante kështu qe mos e refuzoni ndihmën e miqve.

VIRGJERESHA

Jeta juaj ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite fale mbështetjes dhe ndihmës se madhe qe do iu japë Neptuni. Do kaloni me shume kohe me njeri-tjetrin dhe do ndani se bashku edhe gjera qe me pare nuk i kishit thënë. Për beqaret ka ardhur momenti i duhur për te filluar angazhime serioze. Financat do vijnë duke u stabilizuar dalëngadalë. Shume shpejt do ndiheni me mire edhe kur te shpenzoni.

PESHORJA

Te dashuruarit do kenë një dite shume te veçante pasi do marrin nje propozim fantastik nga partneri i tyre. Shume gjera mes tyre do ndryshojnë rrënjësisht. Beqaret do kërkojnë gjera te pamundura dhe nuk do ja dalin dot t’i realizojnë ëndrrat e tyre. Te ardhurat do jene te mira dhe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet tuaja me te domosdoshme. Investimet e mëdha lërini për me vone.

AKREPI

Ata qe janë ne një lidhje nuk do e durojnë dot konkurrencën dhe shpesh do bëhen xheloze ndaj partnerit. Mund ta ngrenë edhe me shume zërin ne disa momente. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur me pak do e presin, por jeta do ju duket shume me e bukur nga me pare. Ne planin financiar do keni vështirësi te njëpasnjëshme dhe do ndiheni keq për këtë fakt.

SHIGJETARI

Do keni shume dyshime për partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe do mundoheni me mënyrat tuaja te fshehta ta kontrolloni atë dhe te mësoni se çfarë bën gjithë ditën. Ne fakt ky do jete një gabim i madh sepse do e acarojnë me shume marrëdhënien mes jush. Beqaret do kenë vetëm pëlqime dhe flirtime. Ne planin financiar po nuk bëtë ekonomi keni për te pasur probleme serioze me pas.

BRICJAPI

Dielli do e ngrohe pafund jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do dashuroheni pa dorashka me partnerin. Mes jush nuk do asgjë e keqe. Beqaret do joshen mjaft nga persona shume me te mëdhenj ne moshe, por me mire te mendohen disa here para se te hedhin hapa te rëndësishme. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni dhe nuk do keni probleme.

UJORI

Nuk do keni me turp sot ju te dashuruarit dhe do ja shprehni ndjenjat partnerit ashti si do i ndjeni. Vetëm çaste te bukura do kaloni sot. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta ndryshojnë statusin e tyre edhe pse do bëjnë çdo përpjekje. Ne fakt gjerat me te bukura ndodhin natyrshëm, kështu qe lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar do jeni tej mase te kujdesshëm dhe nuk do keni tronditje.

PESHQIT

Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do argëtoheni me partnerin edhe si te çmendur. Emocionet do jene te forta dhe pa mbarim. Beqaret me mire le te presin edhe disa dite ne mënyrë qe te fillojnë lidhjen e shume ëndërruar. Ne planin financiar, po u treguat pak me te matur nga zakonisht asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Hua mos jepni për asnjë arsye.

more recommended stories